Ismet Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Jashari (16 Prill 196725 Gusht 1998)
i njohur si Komandant Kumanova, ishte njëri nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), i cili ra dëshmorë më 25 gusht 1998 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në KleçkëKosovës. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Në kujtim të tij është themeluar Brigada 113 e UÇK-së me emrin e tij gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Ismet Jashari
Ismet Jashari, Hero Kombetar, Prizren.jpg
Shtatorja e Heroit Ismet Jashari në Prizren
Pseudonimi/et"Komandant Kumanova"
Lindur më16 Prill 1967
Orizare, Komuna e Likovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdekur më25 Gusht 1998
Kleçkë, Komuna e Lipjanit, Kosovë
Në aleancë meCoat of arms of the Kosovo Liberation Army.svg Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Vite shërbimi1997 – 1998
GradaKomandant
NjësiaBrigada 121 "Kumanova" (Kosovë)
Commands heldZona Operative e Drenicës, Kosovë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Në kohën e regjimit komunist jugosllav shumë shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur, të torturuar madje edhe të likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyron popullatën shqiptare në Kosovë të organizohet në luftë të armatosur kundër regjimit të kasapit Millosheviç.

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shumë modest që me veprën e tij do t'ia ngritë lavdinë familjes, vendlindjes, UÇK-së dhe do të bëhet krenaria e Kombit Shqiptar.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 16 prill 1967 në fshatin OrizareKomunës së Likovës, në Maqedoni. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin do ta vazhdon në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror serb, për çka detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë shokë të tjerë të idealit. Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet: "LIRIA E NJË POPULLI FITOHET VETËM DHE VETËM ME GJAK". Këtë dëshirë dhe ideal do ta bëj realitet. U thotë lamtumirë të gjithëve me radhë: bashkëshortes, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, të gjithëve që i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes "ATDHEU NË RREZIK – VENDLINDJA THËRRET". Niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të parët e luftëtarëve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Me të ishin: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xhevë e Fehmi Lladrovci e shumë e shumë patriotë të tjer që nga diaspora do të vijnë të futen në zonat e okupuara të Drenicës legjendare aty ku Komandanti legjendar ADEM JASHARI e la amanet se: "KURRË KËTO TROJE NUK KANË QENË DHE NUK DO TË JENË SLLAVE, KANË QENË DHE DO TË JENË PËR MOTË E JETË TOKË SHQIPTARE".

Këta ishin trimat e lirisë që reflektonin shpresë dhe frymëzim për të gjithë ushtarët dhe popullatën civile. Ishin KUMANOVA, ÇELIKU, e TOPI dhe shumë trima të tjerë të lirisë që shiheshin kudo në Kosovë, ata ishin në Likovc, Drenovc, Lladrovc, Kleçkë, Qafë Dulë, Malishevë, Jezerc ishin gjithëkund, ishin 1,2,3 u bënë shumë e më shumë. U bënë mijëra e mijëra trima që nuk kursyen më të shtrenjtën – Jetën e tyre për liri dhe atdhe. Komandant Kumanova ishte gjithkund, në flakë e barot, në mesin e shokëve, në mesin e popullatës ai ishte shok, ushtar dhe njëkohësisht komandant.

Lufta e Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ismet Jashari iu bashkua UÇK-së pas masakrës së Prekazit më 7 mars 1998. Më 11 mars, sëbashku me udhëheqës të tjerë të UÇK-së si Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha dhe Fatmir Limaj, hynë në Luginën e Drenicës, ku UÇK-ja vepronte kundër Ushtrisë Jugosllave. Më vonë në atë muaj, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, caktoi Ismet Jasharin komandant në rajonin e Llaushës.

Në fund të marsit 1998, Ismet Jashari, së bashku me Fatmir Limajn, formuan njësinë "Çeliku", me seli në Kleçkë.

Në prill të vitit 1998, Ismet Jashari u zu në pritë nga forcat serbo–jugosllave në mes të fshatrave Volljakë dhe Çupevë, teksa po kthehej në Kleçkë nga drejtimi i operacioneve ushtarake në Klinë dhe Dukagjin. Ismet Jashari i mbijetoi sulmit, por u plagos në të dyja këmbët.

Më 9 maj 1998, Ismet Jashari, i cili ende nuk ishte shëruar plotësisht nga lëndimet që pësoi gjatë pritës, udhëhoqi forcat e tij në Llapushnik, ku mposhti ushtrinë dhe policinë serbo–jugosllave dhe pushtoi qytetin.

Pas pushtimit të Llapushnikut, Ismet Jashari udhëhoqi operacionet e mëtejshme kundër forcave jugosllave, duke i mposhtur ato në beteja të shumta dhe duke pushtuar vendet e rëndësishme strategjike të Qafës së Duhllës dhe Grykës së Carralevës.

Nga fillimi i majit deri në gusht 1998, Ismet Jashari përforcoi vendet strategjike në Drenicën jugore, Llapushnik dhe Qafën e Duhllës për një ofensivë të ardhshme jugosllave.

Më 14 qershor 1998, forcat serbo–jugosllave sulmuan dhe pushtuan Grykën e Carralevës dhe Qafën e Duhllës, të mbajtura nga forcat e Ismet Jasharit, tre ditë më vonë Ismet Jashari kundërsulmoi Ushtrinë Jugosllave, e cila po përgaditej të depërtonte drejt Luzhnicës. Ismet Jashari arriti të rimarrë Grykën e Carralevës, duke e detyruar Ushtrinë Jugosllave të tërhiqej në pozicionet e saj në Qafën e Duhllës. Në fund të qershorit 1998, Ismet Jashari dyzetoi pozitat e tij në Carralevë, Zborcë, Blinajë, Fushticë, Tërpezë, Bllacë dhe kudo në territoret që ishin nën kontrollin e UÇK-së në Drenicën jugore dhe në Llaushë.

Në gusht të vitit 1998, Ismet Jashari sulmoi dhe mposhti njësitet e Ushtrisë Jugosllave në disa raste, si në Shtëpinë e Pylltarit, Urën e Sahitit dhe në fshatin Belinc. Gjatë një ofensive të madhe jugosllave më 25 dhe 26 korrik 1998, forcat e Ismet Jasharit luftuan me Ushtrinë Jugosllave në Llapushnik, Zborc dhe Grykën e Carralevës, por nuk mundën t'i mbanin këto vende strategjike.

Më 23 gusht 1998, forcat serbo–jugosllave marshuan në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, por u pritën nga forcat e Ismet Jasharit në Luzhnicë, të cilët ndaluan Ushtrinë Jugosllave të depërtonte drejt Kleçkës për një ditë të tërë, duke qenë në numër të madh. Më 24 gusht 1998, Ushtria Jugosllave kishte shtuar ofensivën e saj duke sulmuar forcat e Ismet Jasharit me topa të kalibrit të madh dhe raketa tokë-tokë, duke arritur përfundimisht të dëbojë UÇK-në nga Luzhnica dhe të pushtojë Kleçkën. Një ditë më vonë, më 25 gusht, Ismet Jashari kishte ndërmarrë një kundërsulm të befasishëm në përpjekje për të tërhequr trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orësh luftime të ngushta në Luzhnicë, Ismet Jashari ra heroikisht në betejë.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 Gusht 1998 në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për ballë me Forcat Serbe, Ismet Jashari bie dëshmorë për të mbetur YLL I PASHUAR I LIRISË.

Liria është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër, dëshmorët janë të pavdekshëm, amaneti i tyre është shumë i fuqishëm.

Falë gjakut që derdhën Ismeti dhe mijëra dëshmorë e martirë të tjerë të kombit, sot Kosova gëzon pavarësinë si shteti më i ri në botë. ISMET JASHARI më 25 gusht 2009 shpallet Hero i Kosovës.

ISMET JASHARI e deshti më shumë lirinë se jetën, e deshti më shumë atdheun se veten, ai bëri shumë për të gjithë ne. Ne gjithmonë do ta nderojmë atë.

Trashëgimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011, u vendos Busti i Heroit Ismet Jasharit në fshatin e tij të lindjes në Orizare, me urdhër të Komunës së Likovës.

Shiko më shumë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Video[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]