Prizreni
Prizreni Призрен Prizren | |
---|---|
Koordinatat: 42°12′46″N 20°44′21″E / 42.21278°N 20.73917°E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Prizreni |
Komuna | Prizreni |
Qeveria | |
• Kryetari | Shaqir Totaj (PDK) |
• Këshilli | Këshilli Komunal i Prizrenit |
Sipërfaqja | |
• Komuna[1] | 626,86 km2 (242,03 sq mi) |
Popullsia (2011[2]) | |
• Popullsia urbane | 94.517 |
• Sipërfaqja rurale | 83.264 |
• Komuna | 177.781 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 20000 |
Area code | +383 (0) 29 |
Targa e automjeteve | 04 |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/prizren/ |
Prizreni[a] (serbokroatisht: Призрен) është qytet në pjesën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë. Gjendet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i qytetit është lidhur me vendin e quajtur Petrizen, fortesë në Dardani sipas Prokopit të Çezaresë në shekullin e VI. Me siguri dihet përmendja e Prizrenit të sotëm më 1019 me trajtën Prisdriana.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha antike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjetja më e hershme arkeologjike është e ashtuquajtura Vrapuesja e Prizrenit, një figurinë bronzi të një vajze duke vrapuar. Një tregtar ia shiti Muzeumit Britanik më 1876. Sipas muzeut, reperti është ndërtuar në Spartë mes viteve 520-500 p.e.s., mund të ketë ardhur në Prizren si dhuratë, apo si plaçkë, dhe është përdorur si hyjni varri.
Prizreni është asociuar tradicionalisht me Therandën, qytet i periudhës romake. Por kërkime të vonshme kanë treguar se Theranda ka qenë diku në Suharekën e sotme. Gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se kalaja e Prizrenit ka disa shtresëzime që dëshmojnë banueshmërinë e saj që nga periudha e bronzit.
Në antikitetin e vonë fortifikimi është përtërirë si pjesë e një vazhde fortifikatash që ngriti apo përtëriu Justiniani në luginën e Drinit për të siguruar komunikacionin e fushave të Dardanisë me bregun e Adriatikut. Asokohe Prokopi i Çezaresë e dokumenton si Petrizen fortifikatën e komisionuar nga perandori romak-bizantin për t'u rimëkëmbur.
Mesjeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli ipeshkvie në Perandorinë Bizantine, kur edhe përmendet me emrin Prisdriana. Ndarja ekleziastike e peshkopatës së Prizrenit nga Patriarkana e Kostandinopojës qe akti përfundimtar i forcimit të pushtetit të Stefan Nemanjës në qytet, në sundimin e të cilit qyteti u bë qendër administrative dhe tregtare e zhupës së Podrimlje (Podrima, ose Anadrini). Qyteti u zhvillua poshtë fortesës në të majtë të lumit Bistrica, ku prej stacionimit të tregtarëve raguzanë u bë nyjë e tyre për tregtinë edhe më në lindje.
Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV), Stefan Dushani qartazi përmend praninë arbërore në rrethinat e Prizrenit dhe të Shkupit. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Dushani u varros në Manastirin e Arkangjelit të Shenjtë.
Sunduesi i fundit sllav, Gjuragj Brankoviqi e bëri despotatin e tij vasal si të hungarezëve ashtu edhe të osmanëve, këtyre të fundit të cilëve ua dorëzoi më 21 qershor 1455.
Sundimi osman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti u bë qendër e sanxhakut që mban emrin e tij, më pas u bë pjesë e Ejaletit të Rumelisë. U bë një shehër i begatshëm nga zejtaria e tregtia. Në Defterin Osman të 1591, Prizreni si qendër sanxhaku dëshmohet nga emrat e banorëve si tashmë i islamizuar, duke mbajtur gjithnjë patronimin shqiptar, si Ali Gjoci, Hasan Gjinaj, Hasan Bardhi, etj. Mëhallat e shehrit qenë Xhamia e Vjetër (53 vatra), Levisha (50 vatra), Ajaz bej (15 vatra), Haxhi Kasem (48 vatra), Jazixhi Sinani (71 vatra), Çarshia ose Jakup bej (18 vatra). Mëhallat e krishtera qenë Pazari i vjetër (8 vatra), Madhiq (37 vatra), Vasil (27 vatra), Kodha (13 vatra), Çarshia/Pjetri Nikolla (14 vatra), Bogoi Riber (11 vatra), Radmir (51 vatra), Jazixhi Sinani (përmendur më parë, 24 vatra), Pandelja (29 vatra), Prend Vriça (9 vatra) and Ajas (13 vatra). Lagjet e Pandelisë, Jazixhi Sinanit dhe Kodhës kishin banorë ku mbizotëronin antroponimia arbërore, të tjerat kishin një përzierje sllave apo sllavo-arbërore, ose thjesht mbarëortodokse, të antroponimisë.
Gjatë luftërave austro-turke, popullsia arbërore e Prizrenin e drejtuar nga Pjetër Bogdani, u mblodh në mbështetje të austriakëve kundër osmanëve. Dokumentacioni rrëfen se "austriakët marshonin drejt Prizrenit, kryeqytet e Arbërisë" ku u pritën nga Bogdani dhe 5-6000 arbërorë.
Në shekullin XIX Hahn e përshkruan si me popullsi më të lartë se Larisa, Janina, Shkodra edhe se Manastiri:[3]
"Në fakt Prizreni, në bazë të listave zyrtare të pagesave, përmbledh 11.540 shtëpi, prej të cilave 8400 muslimanë, 3000 të krishterësh grek dhe 150 të krishterësh katolik. Në këto shtëpi banojnë gjithsej 46.000 frymë, nga të cilët 36.000 muslimanë, 8.000 të krishterë grek (bullgarë dhe vlleh) dhe 2.000 të krishterë katolik. [...] Qyteti është ndarë në njëzetekatër lagje, ka njëzetegjashtë xhami, dy kisha greke dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike. Shkollat që ekzistojnë aty janë: shtatëmbëdhjetë shkolla muslimane për djemtë dhe nëntë për vajzat, një shkollë fillore ushtarake (Mejtep Ruzhdie), një shkollë bullgare e subvencionuar nga ambasadorët si dhe një shkollë katolike e përkrahur nga Madhëria e Tij Perandori, e cila aktualisht numëron njëzetegjashtë nxënës."
Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane (1.200 sipas Hahn) në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.
Lidhja e Prizrenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e Krizës Lindore dhe luftës ruso-turke, të nxitur nga sulltani, paria shqiptare u mblodhën në xhaminë Bajraklie dhe në külliye-n e Gazi Mehmet Pashës në atë që u njoh më pas si Lidhja e Prizrenit, më 10 qershor 1878. Përfaqësues i drejtëpërdrejtë i qytetit ishte myderrizi, deputeti në parlamentin e parë osman, dhe më pas ndër drejtuesit e Lidhjes Ymer efendi Prizreni.
Më 1899 u themelua shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.
Serbia dhe mbretëria serbo-kroato-sllovene
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor të vitit 1913 Prizreni pushtohet nga trupat serbp-malazeze, që u pasua nga një dëbim i madh i familjeve shqiptare nga qyteti, që u shpërngulen në Turqi.
Pushtimi italian, bashkimi me Shqipërinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës së II botërore, Prizreni u bashkua me Mbretërinë Shqiptare dhe ekonomia e tij pati rritje si pasojë e rilidhjes me rrugët tregtare dhe tregjet e Shkodrës e Tiranës. Disa nga banorët e Prizrenit dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare,e disa të tjerë në lëvizjen e Ballit Kombëtar. Trupat gjermane u larguan nga Prizreni më 17 nëntor 1944, që u pasua nga pushtimi sllavo-komunist i cili rinisi menjëherë dëbimin e familjeve shqiptare më të zëshme në mbrojtje të vendit. Me qindra familja shqiptare u detyruan të lënë Prizrenin nën kërcënimin e armëve. Një pjesë e këtyre familjeve u detyruan të vendosen në Kukës e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë.
Jugosllavia e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Gjeografia e Prizrenit
Prizreni shtrihet në shpatet e Maleve të Sharrit në jug të Kosovës në brigjet e lumit Prizren. Komuna e Prizrenit kufizohet me Shqipërinë në jugperëndim dhe Maqedoninë e Veriut në juglindje.[nevojitet citimi]
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prizreni në ditët e sotme ka më shumë se 177 000 banorë. Në vitin 1836 kishte rreth 26 000 banorë. Popullsia u rrit në 1875-ën, kur arriti në 40 000 banorë, me mbi 80% shqiptarë, më pak se 15% serbë e rreth 5% vllehë. Sot popullsia e Prizrenit përbëhet nga një shumicë prej më shumë se 80% shqiptarë, e pjesa e mbetur nga goranë, boshnjakët, romë, turqisht e shumë pak serbë.[4]
Vende të vizitueshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike, disa fetare si objektet e kultit, disa arkitekturor, disa higjiene dhe mbledhje qytetare si hamamet dhe shadërvanet, e disa natyrore. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shadervanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive tradicionale qytetare të trashëguara ndër shekuj.
Kuzhinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pa dyshim se një ndër kënaqësitë më të mëdha për njerëzimin është ushqimi i shijshëm e ushqimin e këndshëm në Prizren e bën mishi i pjekur dhe uji i këndshëm që i bashkohet tryezës. Këtë ushqim të shijshëm në këtë qytet të veçantë e bën përvoja shumëvjeqare e cila trashëgohet nga njëri brez në tjetrin. Në përgatitje nuk shtohet asgjë tjetër përveç tradicionales. Gjatë përgatitjes së këtyre shuajtjeve bëhet një gatim i thjeshtë dhe komod por me përvojë. Për përgatitjen e ushqimeve mjeshtrit lokal kanë krijuar përvojën e mjaftueshme të lidhur me një traditë të gjatë dhe forcuar me modernitetin e sotëm. Prizreni është i njohur për përgatitjet nga brumi, ndër të cilat shquhen: pogaqa, toplia, pitajka me vezë, pitja dhe flija. Gjellërat tradicionale të Prizrenit përbëjnë esencën e kuzhinës prizrenase. Qervish me qofte, Speca me gjizë, tavë Prizreni, dollma, musakë, sarma, pasul, gullash, burjan me mish, Elbasan tavë, janë gjellërat më të shquara të Prizrenit. Gjithashtu, Prizreni kultivon një numër të caktuar ëmbëlsirash, në mesin e të cilëve, sheqerpare, tespishte, bakllava, sutliash, tullumba dhe havlla janë ndër më të preferuarat.
Natyrë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prizreni bën pjesë në mesin e qyteteve natyrore, ku intervenimi i dorës së njeriut është mjaft i vogël në krahasim me bukuritë që i ka krijuar vetë natyra. Mbi këtë kontekst të përkryer natyror dhe relief mjaft të përshtatshëm gjeografik është ndërtuar e gjithë arkitektura dhe civilizimi shumëshekullor i Prizrenit. Malet e Sharrit shtrihen në jug-lindje të Kosovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasn - jëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Gjithashtu shtrihen nga pjesa e Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. me emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pëshkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si murë natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsidero - heshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e Turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet osmane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frënge, “Pamje e bukur” “le bo tën” e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubo - tenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit. Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjërë. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrab - ardhë, bufi dhe shkaba.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtoria për turizëm dhe zhvillim ekonomik dtzhepz@gmail.com
Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prizrenit www.kk.rks-gov.net/prizren
Asociacioni Turistik Rajoni Jugor i Kosoves www.atrjk-ks.org
Instituti për mbrojtjen e monumenteve Kulturore www.mkrs-ks.org
Trashëgimia kulturore pa kufij www.chwbkosovo.org
Instituti Yunus Emre prizren@yunusemrevakfi.com.tr
Biblioteka regjionale dhe Shtëpia e Kulturës Prizren +38129223033
Fondacioni për trashëgimi kulturore www.heritage-ks.com
Rrjeti i Organizatave të Kulturës RROK www.rrok.com
EC Ma Ndryshe www.ecmandryshe.org
Dokufest www.dokufest.com
Ngom www.ngomfest.com
Ura e artit uraeartit@yahoo.com
ICEC www.icec-ks.org
Old Timer Club www.oldtimerclubprizren.com
Shoqata e Bjeshkatarëve "Sharri" shbsharripz@yahoo.com
SculpFest www.sculpfest.com
Xhennet Comics xhennetcomics.blogspot.com
Shoqëria Kulturo Artistike Agimi shka.agimi@gmail.com
AKV Lidhja e Prizrenit akv-lidhjaeprizrenit@hotmail.com
Shoqëria Kulturo Artistike Dogruyol www.dogruyol-tksd.com
Ansambli artistik Emin Duraku www.ansambli-zhur.webs.com
40 BunarFest www.bunarfest.com
Fondacioni "Lumbardhi" info@lumbardhi.org
Numrat Postal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prizren ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Kodi Postar i Kosovës - 20000 Prizren | |||||||||
Qarku | Komuna | vendbanimi | Numri | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Prizren | Prizren | Prizren | 20000 | ||||||
Prizren 1 | 20010 | ||||||||
Prizren 2 | 20020 | ||||||||
Prizren 3 | 20030 | ||||||||
Prizren 4 | 20040 | ||||||||
Prizren 5 | 20050 | ||||||||
Prizren 6 | 20060 | ||||||||
Prizren 7 | 20070 | ||||||||
Prizren 8 | 20080 | ||||||||
Zym | 20510 | ||||||||
Zhur | 20520 | ||||||||
Reçan | 20530 | ||||||||
Mamushë | 20540 | ||||||||
Korishë | 20550 | ||||||||
Rahovec | Rahovec | 20500 | |||||||
Rahovec 1 | 20510 | ||||||||
Rahovec 2 | 20520 | ||||||||
Ratkoc | 20530 | ||||||||
Xërxë | 21000 | ||||||||
Hoça e Madhe | 21050 | ||||||||
Krush e Madhe | 21060 | ||||||||
Dragash | Dragash | 22000 | |||||||
Bresanë | 22050 | ||||||||
Bellobradë | 22060 | ||||||||
Brod | 22070 | ||||||||
Krushevë | 22080 | ||||||||
Therandë | Therandë | 23000 | |||||||
Mushtishë | 23050 | ||||||||
Samadraxhë | 23060 | ||||||||
Malishevë | Malishevë | 24000 | |||||||
Banjë e Madhe | 24050 | ||||||||
Kijevë | 24060 | ||||||||
Ref: PTK |
Vendbanime të populluara në komunën e Sharr (Dragash)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanime të populluara në Komunën e Prizrenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Prizreni me Kalanë
-
Monumenti i Lidhjes shqiptare të Prizrenit
-
Objekti i Lidhjes së Prizrenit
-
Prizreni, Xhamia e Sinan Pashës
-
Ura e Gurit në Prizrenin e bukur
-
Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit
-
Xhamia Sinan Pasha , Prizren
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vilajeti i Prizrenit
- Komuna e Prizrenit
- Sanxhaku i Prizrenit
- Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit
- Rajoni i Prizrenit
- Commons: Prizren – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Berisha, Sheradin. "Ndarja administrative në Qarkun e Prizrenit - në vitin 1919". Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2008. Marrë më 29 maj 2018.
- Frashëri, Kristo (2012) Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë.
- Hoxha, Gëzim (2007). "Të dhëna të reja arkeologjike nga Kalaja e Prizrenit / Nouvelles données archéologiques sur la forteresse de Prizren". Iliria. 33: 33. doi:10.3406/iliri.2007.1073.
- "Letërnjoftimi i Komunës së Prizrenit - 2021" (PDF), institutigap.org, Instituti GAP, marrë më 2022-11-04
- Malcolm, Noel (1998). Kosovo: A Short History (në anglisht). Macmillan. ISBN 978-0-333-66612-8.
- Malcolm, Noel (2020). Rebels, Believers, Survivors: Studies in the History of the Albanians (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0192599223.
- Rrezja, Agon (2011). "Zhupa e Podrimës sipas burimeve cirilike të shek. XII-XV / District of Podrima according to Cyrillic sources of the 12th-15th centuries". Gjurmime Albanologjike. Albanological Institute of Pristina. 41–42.
- Shukriu, Edi (2006). "Spirals of the prehistoric open rock painting from Kosova". Proceedings of the XV World Congress of the International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences. 35.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Shukriu, Muhamed (2001) Prizreni i lashtë: Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale. Shtypshkronja Kosova, Prizren,
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Visit Prizren — faqja turistike e qytetit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Komisioni për majten e territorit të Republikës së Kosovës" (PDF). Zyra e Kryeministrit të Kosovës. fq. 52. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shtator 2020. Marrë më 2 tetor 2021.
- ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet Përfundimtare: Të Dhënat Demografike sipas Komunave" (PDF). Agjencia e Statistikave të Kosovës. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 2 tetor 2021.
- ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
- ^ https://books.google.al/books?id=VL02DwAAQBAJ&pg=PA210&lpg=PA210&dq=vlachs+prizren&source=bl&ots=20LV4AE7Xf&sig=f5kTfkKXmWT9oOfZ6e86WJ638p8&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjNoNW9lLfYAhVSY1AKHULEAu8Q6AEIKjAB#v=onepage&q=vlachs%20prizren&f=false
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>
- Infobox mapframe without OSM relation ID on Wikidata
- Artikuj që përmbajnë tekst në Serbian
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- Artikuj për zgjerim from dhjetor 2024
- Artikuj për zgjerim
- Articles using small message boxes
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura
- Prizren
- Qytete në Kosovë
- Pages with reference errors that trigger visual diffs
- Faqet me harta