Portal:Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Portal:Kosova)

Hyrja

Kosova (emri historik Dardania) është një shtet në gadishullin Ballkanik.

Ky shtet shtrihet në një sipërfaqe prej 10.887 km katror dhe është i ndarë në 7 rajone të ndryshme. Rajonet që e përbëjnë Kosovën janë: Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Ferizaji si dhe Gjilani. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Prishtina. Prishtina është njashtu edhe selia e institucioneve shtetërore, si dhe qendra kryesore ekonomike, edukative dhe politike. Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga më se 102 shtete anëtare të OKB-së.

Artikulli i muajit

Vokrri
Vokrri
Në vitet '80-ta Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me "KF Llapi" të Podujevës dhe më vonë kaloi tek "KF Prishtina" dhe luajti për një periudhë edhe me "KF Partizani" i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit "Juventus" ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Miroslav Blazheviq, ish-trajneri i "KF Prishtina" e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeçare ...

Fotografia e zgjedhur

Vetmia në kaosin e botës së hekurit të ftohtë
Vetmia në kaosin e botës së hekurit të ftohtë

Vetëm para, nëpër 81-shin deri te Republika

A e dini se

... më 3 qershor 1999 – Qeveria e Slobodan Milosheviqit pranoi planin ndërkombëtar të paqes për Kosovën. NATO-ja shpalli se bombardimet ajrore do të vazhdojnë derisa 40 mijë ushtarët serbë të mos tërhiqeshin tërësisht nga Kosova.

Radio Televizioni i Prishtinës, ose RTP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Emitimi i programeve nga ky televizion u ndërpre me masa të dhunshme të ndërmarrura nga qeveria serbe në vitin 1990.

Radio Prishtina filloi punë menjihere pas luftës së dytë botërore më 1945-në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit Kosovës. ...

Lajmet e Kosovës

  • Hillari Clinton arriti në Kosovë. [1]
  • Autoritet e Serbisë konfirmuan gjetjen e një varreze masive me trupat e 250 shqiptarëve, në Rashkë. [2]
  • Barack Obama i kërkoi Sllovenisë të ruajë praninë e saj numerike në Kosovë... [3]
LajmeRTK - gjallë

Jetëshkrimi i zgjedhur

Fatmir Sejdiu (1951) është profesor, politikan dhe kryetari i dytë i Kosovës. U lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ...

Citate

Fëmijët mësojnë atë që përjetojnë!
Dr. Don. Lush Gjergji

Lista

Klikoni mbi shenjën "" për të parë të gjitha kategoritë:

Kategori