Portal:Shqipëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Portal:Shqipëri)

Hyrja

Shqipëria është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndmi, Kosova në verilindje, Republika e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug dhe juglindje. Në perëndim laget nga Deti Adriatik, ndërsa në jugperëndim nga Deti Jon.

Paraardhësit e shqiptarëve janë ilirët, të cilët banonin një territor në Ballkanin perëndimor nga lumi Sava, Drava në veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë në jug. Trevat e banuara nga shqiptarët kanë qënë për shumë kohë pjesë të Perandorisë romake, bizantine dhe otomane. Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.

Shqipëria është anëtare e OKB, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari i vitit 2003, dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE më 28 prill 2009.

Lexo më tej...

Flamuri | Stema | Himni

Artikulli i muajit

Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.
Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua në mes Venedikut te cilët ishin aleatë me forcat osmane kundër shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshje në mes të Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, lëvizi kundër disa qytete të mbajtura nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që të bëj shtypje venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës, dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspeditës në Shqipëri. Osmanët, tashmë e kishin rrethuar kështjellën e Svetigrad-it.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës mposhti të dy, forcat e Venedikut dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës dhe mbi osmanët tre javë më vonë më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.

A e dini se...

  • ... Skënderbeu me ushtinë e tij kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane.
  • ... Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë.
  • ... Shqiptarët dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë.
  • ... Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë.
  • ... Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e rekordeve gines si njeriu i cili ka thithur më shume cigare në botë.
  • ... Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 61 nën-njësi të quajtura "bashki". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...

Fotografia e muajit

Bregdeti shqiptarë
Bregdeti shqiptarë

Bregdeti i Shqipërisë

Jetëshkrimi i muajit

Lideri komunist i shqiptarëve
Lideri komunist i shqiptarëve

Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikte e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, shumë parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.

Thënie

Burri lidhet për gjuhë, kali për kapistre.

— Elbasan

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

— Kolonjë

Ku është besa aty është dhe shpresa.

— Korça

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

— Korça

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.

— Korça

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.

— Korça

Ruaje atedhenë si Shqiponja folenë.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

— Korça

Portale të ngjashme