Fronti Demokratik i Shqipërisë
Fronti Demokratik i Shqipërisë ishte organizata më e madhe e Partisë së Punës së Shqipërisë (e njohur si Partia Komuniste e Shqipërisë prej 1941-48) e cila bashkoi të gjitha organizatat e tjera të Partisë brenda saj. Kishte përgjegjësi për kryerjen e programeve kulturore dhe sociale të Partisë dhe kishte për detyrë nominimin e kandidatëve në zgjedhje.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 16 shtator 1942, Fronti Nacional-Çlirimtar u themelua me iniciativë të Partisë Komuniste të Shqipërisë me synim bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një luftë çlirimtare kundër pushtimit italian (dhe më vonë atij gjerman).[1] Më 29 nëntor 1944 vendi u çlirua dhe FNÇ zhvilloi kongresin e parë më 5 gusht 1945. Enver Hoxha u zgjodh kryetar, u riemërua në Fronti Demokratik dhe orientoi punën e vet "kundër manovrave të reaksionit, konsolidimit organizativ, aktivizimin e masave në veprime konkrete, mobilizimin politik të të gjithë popullit për të zhdukur mbetjet e fashizmit në fushat politike, ekonomike e kulturore."[2] Kongreset pasardhëse u mbajtën në maj 1950, qershor 1955, shtator 1967, qershor 1979, dhe qershor 1989. Fronti mori njohje zyrtare bashkë me kooperativat dhe organizata të tjera të Partisë së Punës në korrik të vitit 1950 pas ndryshimeve kushtetuese.[3]
Historiografia e Partisë e cilësoi punën e hershme të Frontit si më poshtë: "Fronti do të ishte shtylla e pushtetit të popullit gjatë luftës së tij për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare, për të rindërtuar vendin, për të arritur zhvillimin ekonomik, social e kulturor në rrugën drejt socializmit. Roli i frontit ishte mobilizimi dhe edukimi i masave të gjera dhe fuqizimi i unitetit politik të popullit shqiptar rreth PKSH-së... Forca drejtuese në front ishte klasa punëtore, të cilës tani i ishin hapur mundësi të reja të rritjes në numër dhe të kthyerit në një klasë punëtore industriale me ndërgjegje të lartë socialiste... Fshatarësia punëtore, e cila kishte përballuar vështirësitë më të mëdha në Luftën Nacional-Çlirimtare mbeti baza më e gjerë e Frontit Demokratik."[4]
Në kongresin e shtatë të Partisë së Punës në vitin 1976, Enver Hoxha iu referua Frontit si "një organizatë e madhe politike e cila bën të mundur unitetin e popullit shqiptar nën lidershipin e Partisë, ka rreze të gjerë veprimi në këtë fushë." Në vazhdim, ai tha "në bashkëpunim me organizatat e tjera sociale, Frontit i kërkohet që të bëjë një punë të përgjithshme me masat urbane dhe rurale për të qartësuar polikën, orientimin, dhe direktivat e Partisë tek ata, për t'i edukuar ata me shpirtin e socializmit patriotik, vigjilencës revolucionare, gatishmërisë luftarake dhe papajtueshmërisë kundrejt çdo manifestimi të huaj, për të forcuar dhe kalitur unitetin e popullit vazhdimisht. Fronti Demokratik ka qenë dhe mbetet një tribunë e madhe e opinionit revolucionar të masave, një mënyrë e fuqishme e Partisë për të tërhequr popullatën punëtore drejt qeverisjes së vendit dhe zgjidhjes së problemeve të ndërtimit të socializmit dhe mbrojtjes së atdheut."[5]
Pas vdekjes së Enver Hoxhës, gruaja e tij Nexhmije Hoxha shërbeu si kryetare e Frontit që nga viti 1986 deri kur u zëvendësua nga Adil Çarçani në 1990.[6] Si pasojë e pleniumit të 12-të të Komitetit Qendror të Partisë së Punës në nëntor 1990, Frontit ashtu si dhe organizatave të tjera iu dha e drejta për të nominuar kandidatë për zgjedhjet parlamentare në pavarësi nga PPSH.[7] Në periudhën midis 1991-92 Fronti u shkri.
Funksionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fronti Demokratik ishte i hapur për çdo shqiptar me moshë 18 vjeç ose më shumë duke përveçuar, ish-borgjezë, kulakë dhe elemente të tjerë që konsideroheshin si kundërshtarë të shtetit.[8] Autori Anton Logoreci shkruan se "pa një kartë të Frontit Demokratik, një njeri s'mund të gjejë punë, të marrë një libër racionesh (kur nevojitet), të blejë në dyqanet e shtetit etj."[9] Gazeta e Frontit quhej Bashkimi e cila bashkë me Zërin e Popullit të Partisë përbënin organet kryesore të lajmeve.[10] Fronti gjithashtu kishe dhe një gazetë gjysmëjavore të quajtur Laiko Vima për minoritetin grek.
Në zgjedhjet e para të pas-luftës në Shqipëri, të mbajtura në dhjetor 1945 Fronti dorëzoi listën e vet të kandidatëve duke fituar 93% të votave.[11] Enver Hoxha më vonë tha se: "lista e Frontit gjeti mbështetjen e masave kudo dhe ky fakt ishte aq i dukshëm sa reaksioni as nuk tentoi ta organizonte veten dhe të dilte me një listë të vetën."[12] Gjatë periudhës pasardhëse asnjë listë elektorale përveç asaj të Frontit nuk u tolerua.[13] Në këto zgjedhje Fronti dhe organizatat e bashkuara në të nominuan anëtarë të komiteteve elektorale dhe prezantuan kandidatë.[14] Ndryshe nga vende të tjera në Europën Lindore, Historia zyrtare e Partisë së Punës tha se "nuk ka pasur kurrë parti të tjera politike në Shqipëri gjë e cila ka qenë tepër e favorshme për klasën punëtore, popullin, për revolucionin dhe socializmin në Shqipëri."[15]
Në praktikë Fronti përgjithësisht ishte i ngarkuar me "mbledhjen e mbështetjes më të gjerë të mundshme për programin e Partisë dhe ndërmarrjet e saj revolucionare... përhapjen e mësimeve të ideologjisë marksiste-leniniste përtej rrethit të ngushtë të elitës komuniste, bën fushatë kundër sjelljeve politike, sociale apo tjetër të konsideruara të dëmshme apo reaksionare prej lidershipit të Partisë."[16] Bashkoi të gjitha "organizatat e unioneve të tregtisë, të rinisë dhe studentëve, të femrave, të veteranëve të luftës nacional-çlirimtare dhe të pionerëve" siç ishin Bashkimet Profesionale të Shqipërisë (BPSh), Bashkimi i Femrave Shqiptare, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe organizatave të tjera.[17] Historia e Partisë thotë se: "PPSh e ka konsideruar gjithmonë unitetin e popullit në Frontin Demokratik si një unitet të klasave, shtresave dhe njerëzve që nuk kanë kontradikta armiqësore, të cilët janë të lidhur nga interesa të përbashkëta."[18]
Historia elektorale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti i zgjedhjeve | Drejtuesi i partisë | Votat | % | Deputetë | +/– |
---|---|---|---|---|---|
1945 | Enver Hoxha | 505,304 | 93.7% | 82 / 82
|
82 |
1950 | Enver Hoxha | 626,005 | 98.2% | 121 / 121
|
39 |
1954 | Enver Hoxha | 701,942 | 99.9% | 134 / 134
|
13 |
1958 | Enver Hoxha | 778,812 | 98.82% | 188 / 188
|
54 |
1962 | Enver Hoxha | 889,828 | 100% | 214 / 214
|
26 |
1966 | Enver Hoxha | 978,114 | 100% | 240 / 240
|
26 |
1970 | Enver Hoxha | 1,097,122 | 100% | 264 / 264
|
24 |
1974 | Enver Hoxha | 1,248,528 | 100% | 250 / 250
|
14 |
1978 | Enver Hoxha | 1,436,285 | 100% | 250 / 250
|
|
1982 | Enver Hoxha | 1,627,959 | 100% | 250 / 250
|
|
1987 | Nexhmije Xhuglini | 1,830,652 | 100% | 250 / 250
|
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pano, Nicholas C. The People's Republic of Albania. Baltimore, MD: The Johns Hopkins Press. 1968. p. 48.
- ^ Omari, Luan & Stefanaq Pollo. The History of the Socialist Construction of Albania. Tirana: 8 Nëntori Publishing House. 1988. pp. 16-18.
- ^ Skendi, Stavro (ed). Albania. New York: Frederick A. Praeger. 1956. p. 67.
- ^ Institute of Marxist-Leninist Studies at the Central Committee of the Party of Labor of Albania. History of the Party of Labor of Albania. Tirana: Naim Frashëri Publishing House. 1971. pp. 254-255.
- ^ Hoxha, Enver. Report Submitted to the 7th Congress of the Party of Labour of Albania. Tirana: 8 Nëntori Publishing House. 1977. pp. 140-141.
- ^ Elsie, Robert. Historical Dictionary of Albania. Plymouth: Scarecrow Press, Inc. 2010. p. 195. Vickers, Miranda. The Albanians: A Modern History. New York: I.B. Tauris & Co Ltd. 1999. p. 217.
- ^ Biberaj, Elez. Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy. Boulder, CO: Westview Press. 1998. pp. 61-62.
- ^ Skendi, p. 87.
- ^ Logoreci, Anton. The Albanians: Europe's Forgotten Survivors. London: Victor Gollancz Ltd. 1977. p. 189. Same claim in Skendi, p. 87.
- ^ Starr, Richard F. Communist Regimes in Eastern Europe. Stanford, CA: Hoover Institution Press. 1988. p. 14.
- ^ Omari & Pollo, pp. 41-42.
- ^ Hoxha, Enver. Laying the Foundations of the New Albania. London: Workers' Publishing House. 1984. p. 563.
- ^ Skendi, p. 87.
- ^ Ash, William. Pickaxe and Rifle: The Story of the Albanian People. London: Howard Baker Press Ltd. 1974. p. 103.
- ^ History of the PLA, p. 660.
- ^ Logoreci, p. 189.
- ^ Marmullaku, Ramadan. Albania and the Albanians. London: C. Hurst & Co. 1975. p. 64.
- ^ History of the PLA, p. 660.