Partia e Punës e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Partia e Punës e Shqipërisë

Partia e Punës e Shqipërisë pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991.

Ideologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nacionalizmi dhe Marksizëm-Leninizmi me katër shyllat kryesore : 1.Bashkimi Kombëtar 2. Ekonomia Politike 3. materializmi dialektik dhe historik dhe 4. socializmi shkencor.

Parimet organizative[redakto | redakto tekstin burimor]

Si të gjitha partitë e tjera marksiste-leniniste, edhe PPSH ishte organizuar mbi bazën e centralizmit demokratik. Organi më i lartë i Partisë ishte Kongresi i Partisë. Midis dy kongreseve organi më i lartë i Partisë ishte Komiteti Qendror (KQ i PPSH) i cili zgjidhej nga Kongresi. Një rol udhëheqës në Parti luanin Byroja Politike dhe Sekretari i Parë i KQ të cilët zgjidheshin nga KQ.

Anëtarësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas parimeve leniniste anëtar i PPSH-së bëhej kushdo që pranonte programin e Partisë, bënte pjesë në një organizatë dhe kontribuonte financiarisht për Partinë (kuotizacioni jepej në bazë të rrogës ; sa më e madhe rroga aq më i madh ishte kuotizacioni). Më vonë hyrja ne Parti u bë më rigoroze :

  • Ishte e nevojshme që çdo kandidat të paraqiste një biografi.
  • Komunistët duhet të plotësonin 10 pikat e moralit komunist.
  • Çdo kandidat duhet të priste 3 vjet para pranimit në Parti.
  • Për intelektualët ishte e nevojshme kryerja e stazhit të Partisë (punë prodhuese, zbritje në bazë, etj.)

Megjithatë për arsye se Partia zinte rolet udhëheqëse në administratë (parti-shtet) shumë persona hynë në PPSH thjesht për të bërë karrierë. Rrjedhimisht numri i anëtarëve erdhi gjithnjë në rritje. Kështu, ndërsa në themelim PPSH (PKSH) kishte vetëm 200 anëtarë, në vitin 1991 PPSH kishte rreth 150,000 anëtarë ose 5 % te popullsisë së vendit.

Transformimi i PPSH[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, PPSH vazhdoi rrugën e tij. Pasuesi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia theksoi se do ndiqte rrugën e vazhdimësisë, pra rrugën e Enver Hoxhës. Ai urdhëroi ngritjen e monumenteve dhe busteve të Enver Hoxhës në shumë qytete të Shqipërisë, dhe u vuri emrin e Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës dhe shumë ndërmarrjeve dhe kooperativave. Njëkohësisht ai shkroi një libër për Enver Hoxhën me titull "Enveri Ynë" ku i thurte lavde diktatorit. Ramiz Alia ndryshe nga liderët e vendeve të tjera komuniste, përdori cdo mjet për të mos e dorëzuar pushtetin duke përdorur edhe dhunën sic ishte masakra e 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë nga policia 4 të rinj demonstrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë si dhe vrasja e qindra të tjerëve që tentuan të kalonin kufirin. Në Kongresin e X të PPSH i mbajtur në qershor 1991 u vendos ndryshimi i emrit nga PPSH në Parti Socialiste (PS) e cila është një parti social-demokrate me orientim pro zhvillimeve dhe integrimeve euroatlantike.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]