Shko te përmbajtja

Lëvizja e Legalitetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Mbretërisë Shqiptare

Lëvizja e Legalitetit ishin një fraksion mbretëror dhe promonarkik shqiptar i themeluar në vitin 1941. Ai drejtohej nga Abaz Kupi.[1]

Zogu i Shqipërisë

Legaliteti kërkonte kthimin e Mbretit Zog, i cili ishte arratisur nga vendi në prag të pushtimit italian.[2] Legaliteti përbëhej nga mbështetës kryesisht nga fiset malore veriore, veçanërisht nga rrethi i Matit. Pavarësisht se ishin nacionalistë, Legaliteti ishte kundër Ballit Kombëtar, pasi Balli Kombëtar ishin socialdemokratë dhe pro-republikat, ndërsa Legaliteti ishin besnikë dhe mbretërorë.[3] Balli Kombëtar u akuzua edhe nga Legaliteti, sepse mbështetën pushtimin gjerman. Megjithatë, brenda Ballit Kombetar kishte elementë pro monarkistë.

Veprimi negativ i komunistëve shqiptarë për çështjen e Kosovës largoi një numër të konsiderueshëm të ithtarëve të saj nga ai rajon kufitar. Pas nëntorit 1943, Abaz Kupi, deri në Marrëveshjen e Mukjes, ishte anëtar i Këshillit Qendror të LANÇ-it, u tërhoq me të tjerët për të formuar Legalitetin. italianët pushtuan Shqipërinë. Në fillim të viteve 1940, tre fraksione të reja politike u shfaqën brenda Shqipërisë pasi italianët u mundën: Komunistët Shqiptarë, Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Aleatët fillimisht e mbështetën Legalitetin. Duke qenë fraksioni më i vogël pa ndikim të rëndësishëm në Shqipëri, aleatët ndërprenë ndihmën me Legalitetin dhe ndihmuan partizanët jugosllavë, të cilët nga ana e tyre mbështetën komunistët shqiptarë.[4] Në vitin 1945, komunistët shqiptarë morën kontrollin mbi Shqipërinë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shumica e anëtarëve të Legalitetit u ekzekutuan ose ishin arratisur në perëndim.[4]

Partia monarkiste e Lëvizjes së Legalitetit e ka marrë emrin nga grupi.

  1. Irene Grünbaum (1996). Escape Through the Balkans: The Autobiography of Irene Grünbaum (në anglisht). ISBN 0803270828. Marrë më 31 janar 2011.
  2. Peter Lucas (2007). OSS in World War Two Albania by Peter Lucas (në anglisht). ISBN 9780786429677. Marrë më 31 janar 2011.
  3. Hutchings, Raymond (1996). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Lanham, Maryland: Scarecrow Press. fq. 148. ISBN 0-8108-3107-4. LCCN 95-26304.
  4. 1 2 Walter R. Roberts (1987). Tito, Mihailović, and the allies, 1941-1945 (në anglisht). ISBN 0822307731. Marrë më 31 janar 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]