Lidhja e Komunistëve të Kosovës
Lidhja Komuniste e Kosovës (serbisht: Савез комуниста Косова Savez komunista Kosova) ishte dega e Kosovare e Lidhjes Komuniste të Serbisë dhe Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, partia e vetme legale e Jugosllavisë nga viti 1945 deri më 1990.
Historia dhe sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndryshe nga fraksionet e ndryshme anembanë Jugosllavisë që përbënin Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, Partia Komuniste e Kosovës u themelua në vitin 1944 pas formimit të shtetit të ri. Statusi i një krahine autonome nderi iu dha komunistëve shqiptarë që ndihmuan partizanët jugosllavë në betejat e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Partisë së re iu dha detyra të drejtonte disa çështje lokale. Në vitin 1952, partia u quajt Lidhja Komuniste e Kosovës.
Që nga krijimi i saj, administratës së Kosovës i mungonte fuqia reale. Me rishikime të ndryshme të kushtetutës, LKK-së iu dha gjithnjë e më shumë pushtet, derisa kur u ratifikua kushtetuta e re në vitin 1974, pushtet më i madh iu transferua të gjitha degëve.
Gjatë fillimit të viteve 1990, rritja e tensioneve etnike midis republikave të Jugosllavisë çoi në shpërbërjen e partisë federale - komunistët e Kosovës donin ta përmirësonin statusin e Kosovës nga një republikë autonome brenda Serbisë në republikën e 7-të socialiste të Jugosllavisë, me të njëjtin status të Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjes, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë.
Më 12 tetor 1990, ajo pushoi së ekzistuari për shkak të amendamenteve të Kushtetutës që e kthenin Kosovën në statusin e saj të para 1974 nga Sllobodan Millosheviç.[1]
Drejtuesit e partisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Miladin Popoviç (shtator 1944 - mars 1945) (l. 1910 - d.1945)
- Gjorgjije Pajkoviç (mars 1945 - shkurt 1956) (l. 1917 - d.1980)
- Dushan Mugosha (shkurt 1956 - 1965) (l. 1914 - d.1973)
- Veli Deva (1965 - 28 qershor 1971) (l. 1923 - d.2015)
- Mahmut Bakalli (28 qershor 1971 - 6 maj 1981) (l. 1936 - d.2006)
- Veli Deva (6 maj 1981 - qershor 1982) (l. 1923 - d.2015)
- Sinan Hasani (qershor 1982 - maj 1983) (l. 1922 - d.2010)
- Ilaz Kurteshi (maj 1983 - mars 1984) (l. 1927 - d.2016)
- Svetislav Dolasheviç (mars 1984 - maj 1985) (l. 1926 - d.1995)
- Kolë Shiroka (maj 1985 - maj 1986) (1922 - 1994)
- Azem Vllasi (maj 1986 - maj 1988) (l. 1948)
- Kaqusha Jashari ( maj 1988 - 17 nëntor 1988 ) (l. 1946)
- Remzi Kolgeci (akt. 17 nëntor 1988 - 27 janar 1989) (l. 1947 - d.2011)
- Rrahman Morina (27 janar 1989 - 12 tetor 1990) (l. 1943 - d.1990)
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Yugoslavia The Old Demons Arise, TIME Magazine, August 06, 1990