Myslym Peza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Myslym Peza
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946
Pasuar ngaKoçi Xoxe
Paraprirë nga-
Të dhëna vetjake
U lind më1 maj 1897
Pezë, Perandoria Osmane
Vdiq më7 shkurt 1984
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
Bashkëshortja/et1. Zenepe Tresa 2. Xhemilja
Fëmijët1.Skënder Peza 2.Dije Peza 3.Partizan Peza 4.Dashamir Peza 5.Ada Peza
ArsimimiKatër klas Turqisht ne vitet e rinisë

Myslim ose Myslym Peza (Pezë, 1 maj 1897 - Tiranë, 7 shkurt 1984) ka qenë kaçak dhe politikan shqiptar. Përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Pezë më 1 maj 1897, në kohën e Perandorisë Osmane.

Gazeta "Bashkimi" e 28 nëntorit 1944 shkruante: Myslimi di të këndojë e të shkruajë fare pak, por di të lëftojë mirë. Gazeta shkruante se ai kishte qenë kaçak në vitet 1924-1929. Në vitet 1926 - 1930 qëndronte në arrati i kërkuar për vrasjen e Osman Balit. Më 1930 - 1939 qe emigrant në Jugosllavi. Më 1939 u kthye në në Shqipëri pas amnistisë së mëkëmbësit Jacomoni.

Gjatë luftës ngriti një çetë luftarake në Pezë. Më 1944 - 1946 qe zëvendëskryetar i qeverisë së parë komuniste dhe më pas nga 1946 deri më 1982 qe deputet dhe zëvendëskryetar i Presidiumit Popullor.

Vdiq në Tiranë më 7 shkurt 1984.[2]

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qe i martuar së pari me Zenepe Tresa, me të cilën pati dy djem, Skënderin dhe Partizanin, si dhe nje vajzë Dijen . Më pas u martua me Xhemilen, prej të cilës pati djalin e tij, Dashamirin.[3]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 207. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Divorcet më të famshme shqiptare". gazetatema.net. Tema. 20 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)