Misto Mame
Appearance
Misto Mame (Erind, 1921 - Tiranë, 16 gusht 1942) ka qenë veprimtar antifashist i njësiteve guerrile të LANÇ-it, i vrarë nga njësitë fashiste, u shpall Hero i Popullit pas vdekjes.
Mori pjesë aktive në demonstratat antifashiste dhe në aksione. U zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Tiranën dhe anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste, duke zëvendësuar një anëtar tjetër. Ishte komandant i një njesiti guerril në Tiranë. Kreu një numër aksionesh të guximshme, ku veçohet ai i djegies së depos së xhenios në afërsi të kryeqytetit, ku zjarri vazhdoi 48 orë dhe dëmi u llogarit 5 milion franga shqiptare. Ra në një nga lagjet e Tiranës në një luftë ta pabarabartë me fashistët italianë.