Emin Duraku
Emin Duraku (Gjakovë, 20 prill 1918 - Lipjan, 23 dhjetor 1942) ishte aktivist komunist shqiptar, anëtar i Grupit komunist të Shkodrës dhe i Partisë Komuniste Jugosllave.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 1918 në Gjakovë, i biri i Rexhepit dhe Zelihasë.[1] Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Më 1938 arrestohet nga regjimi zogist skeda është kjo: vjeç 21, nga Gjakova, banues në Shkodër, student në klasën e 6-të të liceut, i pamartuar, i padënuar. Mohoi pjesëmarrjen në organizatë komuniste. U dënua me tre vjet "për faje kundër rregullit shtetnor dhe ekonomik më 10 shkurt 1939. Pas 7 prillit doli nga burgu duke përfituar nga një dekret i mëkëmbësit Jacomoni.[2] Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit.[3]
Me Fadil Hoxhën u kthye në vendlindje në verën 1939. Punoi pranë Komitetit Krahinor të Partisë,[4] Vasil Shanto i kishte kërkuar që të vendosnin kontaktet me komunistët kosovarë dhe t'i çonin literaturë. Me Fadilin i raportojnë Miladin Popoviqit se mundësia për krijimin e partisë komuniste ishte nëse vinte ndihma e Partisë Komuniste Jugosllave. Miladini u premtoi ndihmën dhe u dha materiale propagandistike.[2]
Njësitë fashiste i bënë atentat, vdiq më pas në spitalin e Prizrenit.[5] I rënë dëshmor për kauzën komuniste, një batalioni iu dha emri i tij.[4]
Me vdekjen e tij u bë dëshmor i kauzës komuniste, duke i dhënë emrin e tij një njësie partizane, ansambleve dhe shkollave.
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Detashmenti partizan u formua në fund të dhjetorit 1942 , Në kujtim të tij, e mori emrin e tij.
- Qeveria dhe Partia Komuniste Jugosllave me Dekret e beri Emin Durakun Hero Kombëtar ne 7 Korrik te vitit 1952.
- Qeveria dhe Partia Komuniste Jugosllave me Dekret e beri Emin Durakun Hero Kombëtar më 7 korrik 1952.
- Ansambli "Emin Duraku" në Zhurë.
- Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Emin Duraku" në Shkup.[6]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emin Duraku - Hero Kombëtar i Jugosllavisë Titiste Arkivuar 24 nëntor 2020 tek Wayback Machine Proletari.com
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
- ^ a b Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 160–184. ISBN 978-9928-106-38-4.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 191. ISBN 9789928440358.
- ^ a b Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 55. ISBN 978-0-8108-5309-6.
- ^ Muhadri B., A është Iljaz Peka vrasës i Emin Durakut : si u helmua Emin Duraku në spitalin e Prizrenit, Nacional. - Nr. 89, 27 - 3 mars-prill, 2011, f. 16 - 17.
- ^ Valle të luajtura nga ansambli