Kërceni tek përmbajtja

Xheladin Beqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xheladin Beqiri - Karadaku është Hero i Popullit. Psuedonimi "Karadaku"

Xheladin Beqiri lindi në një familje fshatare të varfër, në Gjilan - Kosovë. Të atin ia vranë serbët. Për të jetuar, ishte shtrënguar të punonte si shërbëtor që në moshën e fëmijërisë, duke bredhur nga krahina në krahinë, deri sa u vendos në Kurvelesh.

Duke qenë i vuajtur dhe i rrahur me jetën, ai qe nga të parët që iu përgjigj thirrjes së Partisë Komuniste, për të rrëmbyer armët dhe për të luftuar pushtuesit. Hyri në çetën e parë të Kurveleshit në 1942. Pastaj kaloi komandant i çetës "Hajredin Tremishti" me komisar Hasim Zenelin. Ishte i dalluar si luftëtar besnik ndaj komunizmit dhe ndaj popullit, trim dhe i ndershëm, i thjeshtë dhe i dashur me shokët, i vendosur për të flijuar jetën në luftën për çlirim. Në tetor 1942, pranohet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe me krijimin e Brigadës së Parë Sulmuese[1] emërohet zv/komandant i batalionit të parë. U emërua komandant i batalionit të pestë, një javë mbasi u kthye nga kongresi i Përmetit, ku merrte pjesë si delegat. Xheladin Beqiri ra heroikisht më 6 qershor 1944, në Qafën e Gjarprit.

Egziston një pikturë-portret, me dylbi varur, e piktorit Fatmir Haxhiut si edhe një poemë për të. "O Xheladini me halle" është këngë polifonike e kënduar nga grupi i Lopësit (Tepelenë) në Festivalin e Gjirokastrës 1973, marrës Zhezmi Mataj dhe kthyes Dervish Guma.

  1. ^ Brigadës së Parë Sulmuese UNÇSH