Branko Kadia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Branko Kadia.jpg

Branko Kadia (Shkodër, 30 qershor 1921 - 22 qershor 1942) ka qenë komunist shqiptar dhe Hero i Popullit.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Leu më 30 qershor 1921 në Shkodër, i biri i Pandos dhe i Dines. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Shkodrës. I përfshirë në Grupin e Shkodrës të Zef Malës, dënohet më 1939.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit.[2]

Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Perlat Rexhepin.[3]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
  2. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 191.  9789928440358. 
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 243.  9789928106384.