Riza Cerova

Riza Cerova Hero i popullit.
| Riza Cerova |
Riza Musa Cerova lindi në fshatin Cerovë më 28/01/1896 në një familje atdhetare.Fshati Cerovë ka pasur shumë luftëtarë dhe të mërguar jashtë shtetit. I ati, Musai, kishte dy djemë, Aliun dhe Rizain. Ai ndodhej në mërgim në Selanik të Greqisë bashkë me kushëririn Kasëmin. Aliu dhe Rizai në moshë të vogël shkuan në Selanik për të vazhduar shkollën e Dospotit. Rizai mbas mbarimit të klasës së parë ka shkuar në Stamboll për të mbaruar shkollën e mesme.Më 1911 dy vllezërit Rizai dhe Aliu u kthyen në atdhe. Aliu u bashkua me kryeministrin e Skraparit dhe te Permetit, kurse Rizai shkoi ne Korç për të vazhduar shkollën shqipe. Pasi u kthye nga Korça edhe Rizai hyri ne çetën e Sulejman Spathares se atje ishte edhe një nga partzanët e orëve të para,si figura e njohur e aksioneve të guximshme, si komandant trim që udhehoqi me mprehtësi, guxim dhe trimëri të rrallë repartet që i ishin besuar.Kurdoherë i pari dhe në balle të luftës, atje ku ishte rreziku më i madh, gjersa në përleshje trup me trup me armikun dha jetën për çlirimin e Atdheut .Të dy vllezërit Aliu dhe Rizai morën pjesë në luftimet e Qafës së Kazanit, Koikës se Frashërit, Ali Postivanit, Taroninës, Qafa e Sofiut, në Tëndën e Qypit etj.Në luftimet që u zhvilluan në Kojkën e Frashërit Ali Cerova u plagos rëndë, më 27 shtator të vitit 1914 u plagos edhe Rizai.Në luftimet kundra Astro-Hungarezeve Aliu u vra kurse Rizai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Italisë për t'u kuruar. Në janar të vitit 1920 kur u mbajt Kongresi i Lushnjes, 300 djemë të armatosur nga Skrapari të komanduar nga Riza Cerova ,Ali Koprecka, Muço Kapinova, Servet Saloshnje, Nuri Volusho, së bashku me forcat e tjera vullnetare nga krahinat e ndryshme u vendosën në pozicione te manastiri i Ardenices dhe në Libofshë për të mbrojtur punimet e Kongresit. Kuvendi kombëtar i Lushnjes e ngarkon Rizain të organizonte forcat e Skraparit që në rast nevoje të godisnin forcat e huaja.Në këtë kohë Riza Cerova u caktua në përbërjen e komisionit që të çlironin Vlorën . Pas mbarimit të luftës së Vlorës Rizai emërohet oficer në regjimentin e ushtrisë në Gjirokaster. Ne vitin 1923 Ahmet Zogu e largon Rizanë nga Skrapari dhe e emëron prefekt të Kosovës , që përfshinte Krumën, Tropojën, Kukësin e Bicaj. Atje Rizai u lidh ngusht me patriotin Bajram Curri. Më 15 mars 1923 ai botoi një artikull në gazetën "Politika" ku shkruante: "Vllezër! Europa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnik të saj .Mblidhni mëndjen se themelet e Shqiperisë do t'i vendosim vet". Rizanë e trasferojnë nga prefektura e Kosovës dhe e caktojnë në qarkun e Dibrës komandat .Ahmet Zogu i vendos nga prapa, spiunë si Hysni Dema dhe Fiqiri Dine.Rizai shkon në Dibër por veprimet e tij kundër Zogut nuk i nderpreu .Ja një telegram që i dërgohet nga Gjirokastra, në datën 17.05.1924 nr. 53 rez. Ministrisė se Punëve Brendshme, Zyra sekrete Tirane: "Ju lutemi urdhëroni prefekturën e Beratit ta ket mëndjen në krahinën e Skraparit se kapiten Riza Cerova po bën hapa për të përgatitur lëvizjen.Më 28 shkurt 1925 Rizai u nis për në emigracion bashkë me disa shokë si: Ali Nishica, Myrto Cerova, Veli Demiri. Në këtë kohë njoftohen nga prefektura e Korçës nga ofceri grek se këta ishin dorëzuar në Karakollin grek. Zogu më 22 gusht 1925 vrau shokun e ngushtë te Rizait, Muço Kapinovën. Nga viti 1925 deri 1935 Rizai qëndroi në mergim .[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai lindi ne fshatin Cerovë. Per Riza Ceroven jane bere shume kenge.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ^ "riza cerova dekumentar - Kërko në Google". www.google.com. Marrë më 2024-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)