Nuri Luçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Nuri Luçi lindi në 20 nëntor 1922 në fshatin Kuç të rrethit të Vlorës në një familje me tradita patriotike.

Mbasi mbaroi shkollën fillore në Kuç, i ati i tij, Mustafa Luçi (mësues i popullit), e dërgoi në gjimnazin e Gjirokastrës. Në vitin 1937, shkruan në një nga muret e shkollës parrullën: "Poshtë satrapi Zog" akt për të cilin përjashtohet nga shkolla.

Në prill të vitit 1942 mori pjesë në demostratën kundra fashizmit që u zhvillua në Durrës ku dhe u arrestua. Koha që Nuriu kaloi në Durrës e pasuroi më tej kronikën e jetës së tij. Në 8 nëntor të 1942 inkuadrohet në çetën partizane "Hajredin Termishti" pastaj në batalionin "Asim Zeneli".

Pas çlirimit të vendit, Nuriu inkuadrohet në Brigadën e parë të Divizionit të mbrojtjes së Popullit me detyrën e zëvendës komisarit të Batalionit të 3-të.
U emërua si shef i Seksionit të Sigurimit në Sarandë e Vlorë dhe pastaj Kryetar i Degës së Punëve të Brendeshme ne Krujë. Vdiq në 21 nëntor 1949 (në moshën 27 vjeçare) gjatë një përleshje nga Mark Piroli në fshatin Zheje të Krujës .

Shfaqja në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozimi i fotos së Nuri Luçit në kuadrin e 75 vjetorit të Çlirimit më 29 Nëntor,në bulevardin kryesor të Tiranës, ngjalli polemika në opinionin publik. Ekspozimi i fotos së Luçit në përkujtim të luftës Nacional Çlirimtare u pa si një provokm ndaj shtresës së ish të përndjekurve politikë. Ish drejtuesi i Arkivës qendrore pranë Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi thotë se Nuri Luçi ka qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit dhe ka bërë krime ndaj atyre që luftonin komunizmin.[1]


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]