Jump to content

Vasil Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vasil Laçi
Fotoporteti
Emri Vasil
Mbiemri Laçi
Lindur më 1922
Lindur në Piqeras, Shqipëri
Vdiq më 26 Maj 1941
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Mirënjohje
Dëshmor, Një përpjekje për të vrarë në 1941 Viktor Emanueli III, Mbret i Italisë dhe Shefqet Bej Vërlaci, atëherë Kryeministër i Shqipërisë.

Vasil Laçi (Piqeras, 1922 - 26 maj 1941) ka qenë një i ri patriot shqiptar që u përpoq të vrasë Viktor Emanuelin III dhe Shefqet bej Vërlacin, kryeministrin e emëruar pas pushtimit italian.

U lind në fshatin PiqerasShqipërinë Jugore, afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Babin e vet ishte Mihal Laçi, me preardhje nga Laç, edhe mamin e vet ishte Vitori Laçi. Fëmijërinë e kaloi në Piqeras, ku mësoi shkollën fillore lokale. Në 1939 ai u transferua në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, pasi u ftua për të punuar atje. Në Tiranë ai zhvilloi marrëdhënie me grupet patriotike, dhe ka ndihmuar disa nga anëtarët e tyre të shpëtuar nga trupat italiane dhe policia.

Atentati kundër Viktor Emanuelit III

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viktor Emanueli III kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri që prej 12 prillit 1941 dhe një muaj më pas e kreu këtë vizitë, pasi u sigurua nga policia fashiste italiane e Tiranës se ishin marrë të gjitha masat e sigurisë. Laçi merr vesh për vizitën e Viktor Emanuelit në Shqipëri pesëmbëdhjetë ditë para ardhjes së tij, më 2 maj, 1941. Më pas, arriti të gjejë një punë në International Hotel, ku Viktor Emanueli do të qëndrojë, dhe te marrë hua një pistoletë M1915 Beretta nga Pëllumb Koka, i biri i ushtarakut Sami Koka.[1] Më 17 maj, 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka shtirë mbi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III dhe Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë i shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ai qëlloi katër herë në drejtim të tyre, por pa mundur të vrasë vërtetë perandorin.

Pas atentatit dhe trashëgimia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë. Për të parandaluar zemërimin e njerëzve dhe shtyrjen e tyre në kryengritje të mundshme, qeveria fashiste italiane ia atribuoi sulmin e tij çështjeve ekonomike, se gjoja e kishte me Vërlacin.

Ai ishte një nga njerëzit e parë që do t’i jepet pas vdekjes nga ana e qeverisë komuniste shqiptare titulli Hero i Popullit të Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e vlerësoi "Heroin e Popullit" Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Tentativa për t'i bërë atentat perandorit së pari u dramatizua si një libër dhe më vonë u realizua filmikisht me Plumba Perandorit më 1980. Në nderim të veprës së tij, në Tiranë është ngritur një monument vepër e Kristaq Ramës.

  1. ^ "17 maj 1941, kur Vasil Laçi qëllonte ndaj Emanuelit III?". gazeta-shqip.com. 16 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011.