Margarita Tutulani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Margarita Tutulani
Margarita Tutulani
U lind në1925
Vdiq6 korrik 1943
KombësiaShqiptare
Profesioniaktiviste në Lëvizjen Nacional Çlirimtare

Margarita Tutulani (Berat, 1925 - Gosë, 6 korrik 1943) ka qenë një veprimtare antifashiste e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare pjesë e rezistencës shqiptare, u pushkatua nga pushtuesit italianë për veprimtarinë e saj në këtë lëvizje së bashku me të vëllanë Kristaq Tutulanin. Regjimi komunist pas çlirimit e shpalli Heroinë të Popullit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Berat, në lagjen Goricë, e bija e Miltiadh Tutulanit dhe Kristina Haxhistasës, e mbesa e Sotir Kolesë.[1][2] Gjyshi i saj Dhimitër Tutulani, qe prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë.[3] Në vendlindje ndoqi dhe kreu shkollimin fillor dhe atë qytetës,[4] më pas vijoi studimet në Institutin "Nana Mbretneshë" ku ra në kontakt me idetë komuniste.

Pas pushtimit italian mori pjesë në demostratën antifashiste në Tiranë më 1942, po atë vit u anëtarësua në Partinë Komuniste. U dëbua nga konvikti dhe u kthye në Berat,[5] ku më 1943 u bë anëtare e Komitetit Qarkor për Beratin.[6] Të angazhuar familjarisht me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare,[5] së bashku me të vëllanë, hartonin trakte dhe materiale për lëvizjen që ua shaptilografonte Sejfi Protopapa.[7] Si dhe shfrytëzonin farmacinë Haxhistasa e shfrytëzonin në furnitore të partizanëve në mal.[5]

Pas njëfarë kohe në ndjekje nga autoritetet, u arrestuan më 4 korrik 1943 në Berat dhe pas 2 ditëve i ekzektuan në rrethinat e Kavajës. Qyteti u shokua nga ekzekutimi i dy të rinjve,[3] një foto e kufomave të tyre nisi më pas të qarkullonte dhe nxiti të rinjtë e të rejat t'i bashkoheshin rezistencës.[8]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhjetë ditë pas ekzekutimi, bashkëqytetari Vexhi Buharaja i kushtoi një poezi elegjiake me titullin Margaritës.[3] Pas ekzekutimit të saj me të vëllanë, u formua batalioni "Margarita Tutulani" nga të rinjtë e Beratit dhe trevave përreth, i cili më vonë u shkri në batalionin e parë të Brigadës së VII, pjesë përbërëse e Divizionit të Parë që shkoi deri në Jugosllavi.[5]

Së bashku me të vëllanë merreshin me shkrime letrare dhe publicistikë. Pas çlirimit trashëgimia e tyre letrare u mblodh dhe u botua në një vëllim të veçantë të titulluar Shkrime të zgjedhura, botuar në Tiranë më 1966.[5]

I është kushtuar një shtatore në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.[9]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tutulani, Afërdita (7 nëntor 2020). "Kujtimet e Afërditës, motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit: 5 Maji dhe harresa e heronjve në demokraci". telegraf.al. Intervistuar nga Albert Zholi.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Kristina Haxhistasa". myheritage.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b c In Memoriam / Margarita dhe Kristaq Tutulani, lajme.gen.al, 2010-07-06, arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019, marrë më 2016-01-13
  4. ^ "Margarita dhe Kristaq Tutulani, në përjetësi të pavdekshëm". zeri-popullit.al. 26 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 6 korrik 2021.
  5. ^ a b c d e Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 632–633. ISBN 9789995602673.
  6. ^ Lalaj, Meri (2013). Instituti Femnor "Nana Mbretneshë". Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës. fq. 184–185. ISBN 9789994351909.
  7. ^ Gjika, Thanas (15 shtator 2013). "Tre mësime nga jeta e 90-vjeçarit Sejfi Protopapa". gazetadielli.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Elsie, Robert (2012-12-24). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 451–452. ISBN 978-1-78076-431-3.
  9. ^ Gloyer, Gillian (2015). Albania (në anglisht) (bot. 5). Bradt Travel Guides Ltd, UK. fq. 82–83. ISBN 9781841628554.