Mehmet Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mehmet Shehu
Mehmet Shehu.jpg
Kryetar i Këshillit të Ministrave
20 korrik 1954 – 18 dhjetor 1981
Paraardhësi: Enver Hoxha
Pasardhësi: Adil Çarçani
Ministër i Punëve të Brendshme
1 tetor 1948 – 23 korrik 1954
Paraardhësi: Koçi Xoxe
Pasardhësi: Kadri Hazbiu
Ministër i Mbrojtjes
28 tetor 1974 – 26 prill 1980
Paraardhësi: Beqir Balluku
Pasardhësi: K. Hazbiu
Zv.Kryetar i Këshillit të Ministrave
24 korrik 1953 – 23 korrik 1954
Paraardhësi: K. Xoxe
Pasardhësi: Hysni Kapo
Të dhënat personale
Lindi më: 10 janar 1913
Lindi në: Çorrush, Shqipëria e Pavarur
Vdiq më: 18 dhjetor 1981 (vetëvrarë)
Vdiq në: Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptare
Profesioni: Ushtarak, politikan
Partia politike: Partia e Punës e Shqipërisë
Fëmijë Bashkimi, Skënderi, Vladimiri
Feja: Ateist


Mehmet Shehu (Çorrush, 10 janar 1913 - Tiranë, 18 dhjetor 1981) qe pjesë e brigadave ndërkombëtareLuftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin ÇorrushMallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (v. 1944), i cili ishte sheh i teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikaj (v. 1972) nga Shkoza e SevasteritVlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit[2]. I ati kishte qenë pjesëmarrës në lëvizjen e Haxhi Qamilit[3] dhe shpëtoi nga dënimet me vdekje që ndërmori Esad pashë Toptani prej ndërhyrjes së Sami bej Vrionit[4].

Mehmet Shehu (majtas poshtë) me Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pashaj e Ermush Myftari

Nis Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937.

Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë përmes Francës me ndërlidhje nga Llazar Fundo, ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Në fund të dhjetorit pranohet në Partinë Komuniste me rekomandim të po Zai Fundos.

Në shkurtin e 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe e internojnë në Cyprien, Gurs e Vernet. Në Gurs qëndroi për 70 ditë. Pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbahet ndër burgjet e Italisë për dy muaj. Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon[5], caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash:

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë). Ishte ndër të vetmit nxënës prej atyre që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fultz-it që nuk ishte ekzekutuar[6].

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, e përcjellur kjo edhe sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar e ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes[7].

Krimet e luftës dhe kundër njerëzimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas betejës së Selenicës mes çetave nacionaliste të prira nga Isuf Luzaj dhe çetës "Plakë" nga Neki Ymeraj, Shehu mori një pjesë të robërve me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. I pushkatoi pa gjyq 83 robërit italian, bashkë me nënkolonel, natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër.

Më 30 nëntor 1943 me urdhër të Dushan Mugoshës, në krye të 1,000 partizanëve sulmoi Dukatin, duke kombinuar mësymjen me trupat e Hysni Kapos nga Tërbaçi. Beteja zgjati 14 orë, u vranë 8 dhe u plagosën 10 nga dukatasit, ndërsa nga komunistët 15 të vrarë, 4 robër, ndërmjet të cilëve edhe një italian i batalionit "Antonio Gramshi" që luftonin përkrah komunistëve[8].

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e vullnetarëve shqiptarë në luftën qytetare të Spanjës

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Gazeta Standard (29 November 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që “rrëfyen” ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 May 2018. 
  2. ^ Kaloçi D., Akt-akuza : Mehmet Shehu e falsifikoi historinë e jetës së tij, Gazeta Shqiptare. - p. 2436, 21 mars, 2003, p. 12 - 13.
  3. ^ Greca D., Babai i Mehmet Shehut, fanatik mysliman, kundër Shqipërisë, Shqiptarja.com, 27 gusht, 2013.
  4. ^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, hulumtuar ndër arkiva prej Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 56. ISBN 978-99956-87-81-6
  5. ^ Imaj A., Mehmet Shehu: Autobiografia e 1951, Panorama, 4 janar, 2016.
  6. ^ Dervishi K., Sigurimi i Shtetit 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist, Tiranë: Shtëpia Botuese "55", 2012, fq. 47.
  7. ^ Prifti N., Vdekje me pushkatim, për një fjalë goje e Ministrit të Shëndetësisë, telegraf.al, 9 shkurt 2016.
  8. ^ Butka U., Mehmet Shehu, krime kundër njerëzimit, Almanak nr. 2, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, fq. 247.