Nazmi Rushiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nazmi Rushiti.jpg

Nazmi Rushiti (Koxhaxhik, - Peshkopi, 10 shtator 1942) qe veprimtar Grupit të Shkodrës, i Partisë Komuniste të Shqipërisë, partizan dhe dëshmor shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në fshatin Koxhaxhik të Dibrës, fshat ku ndodhet kalaja e Sfetigradit. Në vitin 1930 iu dha bursa, për të vazhduar shkollën në internatin e Kastriotit. Në 1933, mbaroi shkollën dhe u dërgua në Shkollën Teknike të Tiranës dhe në vitin shkollor 1934-1935 në gjimnazin e Shkodrës. Në vitin 1936, u bë anëtar i grupit komunist të Shkodrës me Qemal Stafën, Emin Durakun, Tom Kolën, Sadik Bekteshin. Për aktivitet antizogist, në janar 1939, arrestohet së bashku me Qemal Stafën dhe dënohet me 4 vjet burg. Me okupimin fashist në prill 1939 del nga burgu dhe merr pjesë në demonstratat, protestat e studentëve dhe të popullit të Tiranës, që kërkonin armë, për të luftuar okupacionin fashist të prillit 1939.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit.[1]

Po në të njëjtën kohë, më 6 dhjetor 1939, përjashtohet nga shkolla me motivimin: "Elementë turbullues, organizatorë të demonstratave antifashiste, komunistë të rrezikshëm".

Kuestura italiane arrestoi Nazmiun dhe, së pari, e dërgon në burgun e Gjirokastrës, prej andej më 16.02.1940 në burgun e Beratit e prej andej më 17.04. 1940 e dërgojnë në internim në kampin e Ventotenes ( ishull në Itali) me motivacionin: " Predikues fanatik i doktrinave ekstreme, element turbullues me pikëpamje komuniste". Në shtator 1941, u kthye nga internimi në Shqipëri ku vazhdoi jetën revolucionare. U pranua në Partinë Komuniste Shqiptare, në 8 nëntor 1941. Ai mori pjesë në aksionin e qershorit 1942 tek gurët e Skënderbeut në Bulqizë, në përpjekje me karabinierët në malin e Kërçinit, organizoi prerjen e linjave telefonike disa herë në të gjithë Dibrën.

Ditët që zhvillohej Mbledhja e Pezës, ai mblodhi shokët: Dali e Esat Ndreun, Demir Gashin, Xhavit Hatibin, Veli Devën, Ejup Hatibin, Beshir Laçin, Ilmi Çaushollin e të tjerë dhe organizoi më 16 shtator 1942 aksionin e minierës Bulqizë, pushtuan vendbanimin e puëntorëve italianë, i mblodhi e u shpjegoi qëllimet e luftës LANÇL, disfatës përfundimtare e të pashmangshme që u kërcënohej fashistëve e nazistëve etj. Në fund, u bëri thirrje të linin punën në minierë e të ktheheshin në familejt e tyre në Itali. Kënduan me punëtorët këngë revolucionare antifashsite italisht dhe në realitet puëntorët braktisën punën në minierë dhe u kthyen në Itali. Puna për shfrytëzimin e minierës së kromit pushoi. Armët që u kishin dhënë punëtorëve italianë iu dorëzuan partizanëve. Për këtë aksion, komanda eprore e karabinierëve njoftoi Kryeminsitrin, me shkresën nr. 145615 datë 17.09.1942.

Së bashku me Demir Gashin e me disa shokë të rezistencës të zonës së Zerqanit, Nazmiu personalisht vrau Stavri Jahon, komandant i Karabinierisë italiane të nënprefekturës së Zerqanit, i cili kishte bërë krime në Pezë, torturuar shokë tanë në burgje, i dënuar me vdekje nga qëndra e rezistencës në Tiranë. Pas vrasjes, i penguar nga një oficer armik, ndërroi drejtimin e tërheqjes dhe, pasi kaloi disa mure taracash, nga hedhja pësoi tronditje dhe pranë një trungu arre, mbetet pa ndjenja, meqë vuante edhe nga zemra. Disa roje finance italiane e panë dhe e lidhën, para se të përmendej. U rezistoi torturave në karabinierinë e qarkut Peshkopi, duke mos folur asgjë për shokët e rezistencës. Në këto rrethana, i pushoi zemra përgjithmonë. Nazmiu u bë dëshmori i parë i luftës NAÇL Dibër. Për veprën e tij heroike, pas vdekjes, Kuvendi Popullor i RPSH eshpalli Hero të Popullit.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 191.  9789928440358. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)