Shote Galica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shote Galica
Azem Galica and Shota Galica.jpg
Azem Galica dhe Shote Galica
Lindi më 10 nëntor 1895
Vendlindja Drenicë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vdiq më 1 korrik 1927
Vendvdekja Fushë-Krujë, Republika Shqiptare
Emër tjetër Qerime Radisheva
Kombësia Shqiptar
Profesioni Ushtarake
Organizata Kaçakët
Bashkëshorti Azem Galica
Çmime Titulli "Hero i Popullit".svg Hero i Popullit

Shote Galica (Drenicë 10 nëntor 1895Fushë-Krujë 1 korrik 1927), e njohur me emrin e lindjes si Qerime Radisheva, ishte një luftëtare shqiptare kaçake. Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptarë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Ajo ishte motra e 6 vëllezërve. Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien "Jeta pa dije është si një luftë pa armë". Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.

Pjesmarrja në Luftime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 1924 ajo mori pjesë në betejën për Drenicën (Arbania e Vogël ose Shqipëria e Vogël). Në korrik 1925 pas vdekjes së burrit të saj, ajo vazhdoi të luftojë dhe të drejtojë luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Së bashku me qindra luftëtarë nga ish-Vilajeti i Kosovës në dhjetor 1924, luftuan kundër forcave Mbretërore Jugosllave. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Shiko më shumë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja e kaçakëve

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]