Manush Alimani
Manush Alimani (Shkodër, 8 nëntor 1924 - 29 maj 1944) Hero i popullit.
Manush Alimani - Hero i Popullit
Manush Alimani u lind në qytetin e Shkodrës më 8 tetor 1924. Nëna e tij i vdiq kur Manushi nuk kishte mbushur ende vitin. Kur ishte 8 vjeç i vdiq edhe i ati, duke e lënë plotësisht jetim. Në 1932, pasi kreu klasën e parë të shkollës fillore “Oso Kuka” në Shkodër, shkoi tek dajat e tij në Tiranë ku vazhdoi shkollën fillore dhe gjimnazin “Naim Frashëri”.
Në mjedisin e kryeqytetit Manushi u bashkua shumë shpejt me rininë punëtore dhe shkollore më përparimtare të kohës. Nga fillimi 1942 ai pranohet në radhët e PKSH dhe bën pjesë në një nga aktivet e rinisë së gjimnazit të Tiranës. Për arsye të veprimtarisë që kryente, Manushi i ndërpreu mësimet në klasën VII të gjimnazit. Me porosi të udhëheqjes në prill 1943 dërgohet për të punuar në qytetin e lindjes në Shkodër. Në mbledhjen e Komitetit Qarkor të RK të Shkodrës, ai zgjidhet sekretar i këtij qarkori.
Manush Alimani, u njoh me pseudonimin “Mali”. Vasil Shanto, në një raport që i dërgonte KQ të PKSH, shkruante midis të tjerash: “Mali është shumë i përshtatshëm për rininë nga të gjitha pikëpamjet”. Në shtator 1943 ai zgjidhet Sekretar Politik i Komitetit Qarkor të RK dhe anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Shkodrën. Gjatë Operacionit të Dimrit (1943-1944) dhe sidomos mbas rënies së Vasil Shantos, Manushi u bë një nga udhëheqësit kryesorë të LANÇ në Qarkun e Shkodrës.
Më 2 maj 1944, Manushi doli nga një bazë ilegale në lagjen “Dudas”, ku strehohej në ato ditë. Xhandarët e shumtë që i kishin zënë pritën në një rrugë të heshtur të lagjes “Shabanej” e sulmuan në befasi dhe arritën ta kapnin. Manush Alimani nuk u papërkul para torturave. Xhandarmëria, mbasi nuk nxorri asgjë nga ai, ia dorëzoi Gestapos gjermane. Torturat u bënë më çnjerëzore. Ata e rrahën për vdekje, e çpuan me gjilpëra e me gozhdë, përdorën korentin elektrik dhe të tjera tortura. Shuhet më 29 maj 1944 pas torturash çnjerëzore. Autoritetet ua dorëzuan të vrarin dajallarëve. Në letrën që djaloshi Manush Alimani arriti tu dërgojë shokëve nga Gestapoja, ai shkruante: “Po ju shkruaj nga qelia e Gestapos për herë të fundit. Jam mjaft i ligështuar, dhjetë ditë tortura, tre ditë pa ngrënë e kanë lodhur trupin tim, por qëndroj lart moralisht. Jemi para fitores prandaj mos u dëshpëroni." Pasi ia dorëzuan dajës së tij për ta varrosur, trupi i “Malit” ishte i dërrmuar. Pjesa e sipërme e trupit ishte nxirë, karbonizuar nga korenti. Tre gishtat e dorës i kishte të thyer, të prishur nga spicat e gozhdës. Në kyçet e duarve dukeshin thellë vijat e pincave dhe telit, me të cilin e kishin lidhur. Në sqetulla kishte plagë të hapura, kurse nën tinat e këmbëve vrima të shpuara me gozhdë. Në anën e majtë të gjoksit kishte dy vende të çara me thikë, kurse afër zemrës dukej një gropë e mavijosur, dorën e djathtë e kishte të mbledhur mbi plagë.
Burhan Bushati
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |