Ramiz Aranitasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ramiz Aranitasi (Aranitas, 16 mars 1923 - 22 qershor 1943) ka qenë partizan dhe komisar politik të njërës prej çetave të Skraparit.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind në Aranitas të Mallakastrës, i biri i Qazim Aranitasit. Pasi mbaroi shkollën fillore të fshatit, Aranitas, i dha formimin fillestar të karakterit të tij, që sa vjen e rritet kur Ramizi vazhdon shkollën e mesme teknike në Tiranë, në Kavajë e në Korçë. Për vitin arsimor 1939-40 shkollën teknike të Tiranës për vitin arsimor e transferuan në shkollën Bujqësore Kavajë, ku u kaloi edhe Ramizi me tre bashkënxënës.

Për vitin shkollor 1940 – 1941 u regjistrua në klasën e V “Edile” të shkollës teknike në Korçë. U arrestua pas një demostrate dhe më pas u lirua dhe doli në mal, ku vajti në krahinën e Skraparit ku bashkëpunoi me Kahreman Yllin, Mestan Ujanikun dhe Gjin Markun, u bë pjesë e çetës së Skraparit, i së cilës u bë zëvendëskomandant dhe më pas komandant.[1]

Më 4 nëntor 1942 prefekti i Gjirokastrës kërkonte arrestimin e familjarëve të Ramizit, sepse përflitej si vrasës i kuestorit Skënder Çami. Më 13 korrik 1943 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftonte Ministrinë e Punëve të Mbrendshme se Ramiz Aranitasi nga Ballshi, të cilit i detyrohej vrasja e kuesttorit të Korçës, Skënder Çami, ishte pjesëtar i forcave komuniste të rebelit Xhelal Staravecka, komisar i bandave komuniste i angazhuar më pas në një bandë prej 150 vetash me shërbime policie në Mallakastër dhe Skrapar.[2]

Më 22 qershor 1943 u vra për gjakmarrje nga xhandari Ali Kajmaku, që ishte pjesëtar i bandës së tij.[2] Sipas oficert britanik David Smiley, Aliu e kishte vrarë për t'ia marrë Ramizit 200 stërlinat e arit që Smiley i kishtë dhënë.[3]

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Në nder të tij në fshatin Aranitas ngrihet shkolla 9-vjeçare që mban emrin e tij, si dhe në qendër të fshatit ndodhet busti i tij.[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Frashëri, Orhan (22 qershor 2018). "Rruga luftarake e heroit të popullit Ramiz Aranitasi". gazetadita.al. 
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. f. 120–121.  978-99943-56-43-0. 
  3. ^ Smajli, David (2012). Vitet shqiptare '43-'45 (angl. Albanian Assignment). Tiranë: Uet press. f. 49–50.  9789995639709.