Enver Zymberi
Enver Zymberi | |
---|---|
![]() | |
U lind në | 3 Prill 1979 |
Vdiq | 26 Korrik 2011 |
Kombësia | Shqiptar |
Punësimi | Polic, Oficer |
Vite aktiviteti | 2002 – 2011 |
Titulli | Dëshmor i Kombit Hero i Kosovës |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Enver Zymberi (3 Prill 1979 – 26 Korrik 2011) është polici i katërmbëdhjetë i rënë në detyrë. Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në Veri të Kosovës.
Ai u qëllua nga Strukturat Paralele Ekstremiste Serbe më 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit[1], ku kontrabanda kishte shtrirë rrënjët që nga pas-lufta.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lindi në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrrisë. Ishte Polic i Njësisë Speciale të Kosovës që nga viti 2002.
Ngjarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pjesëtari i NRMO-së u zgjua të hënën në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Dhe u nis për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit atje. Para përmbushjes së misionit, pra vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të NRMO-së u sulmuan në Bërnjak, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjendën në pritë të serbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri mori një plagë në kokë nga snajperi. Kolegët me shpejtësi e dërguan në spital, nga plaga e rëndë ndërroi jetë rreth orës 22:10 minuta në QKUK, Prishtinë. Konfirmimin për vdekjen e tij e dha Policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
Varrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Enveri u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes, ku dhe u shpall Hero i Kosovës, e pranishme ishte Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ai la pas vetes gruan shtatzënë dhe 3 fëmijë.
Enver Zymberi do të mbahet mend në historinë e shtetit të Kosovës, për guximin dhe vullnetin në ndërtimin e shtetit.
Më Vonë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Personat që e vendosën barikadën dhe vrasësit e tij janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore. Ata janë intervistuar, por ende nuk janë arrestuar[2], poashtu edhe Interpoli ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.
Kengë për nder të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
http://www.youtube.com/watch?v=4adK_S_kNoE - Këtë kënge ia kushtoi Reperi Gold AG.
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konflikti doganor mes Kosovës dhe Serbisë, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme (Serbi), Serbët e Kosovës.