Jump to content

Qybra Sokoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qybra Sokoli (1924-1944). Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në Korçë. Pjesëmarrëse aktive në demonstratat antifashiste gjatë viteve 1942-1943, ku u plagos dy herë. U hodh në rreshtat partizane dhe me formimin e Brigadës XX S (1944) u caktua sekretare rinie batalioni. Anëtare e PKSH më 1944. Luftëtare trime dhe e vendosur, bëri një punë të madhe edhe si mësuese në rreshtat partizane. Ra heroikisht në një luftim kundër nazistëve gjermanë në Përrenjas më 14.10.1944.


Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]