Kërceni tek përmbajtja

Kozma Naska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kozma Naska (1921-1944) Hero i popullit. Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ. Lindi në Berat, në një familje patriote. Punoi si marangoz në qytetin e Elbasanit, ku u bë anëtar i Rinisë Komuniste dhe udhëheqës i rinisë punëtore e antifashiste të këtij qyteti. Anëtar i PKSH më 1942. U shqua veçanërisht për drejtimin e njësitit gueril që kreu shumë aksione e atentate të guximshme, si dhe për ngritjen e këshillave NÇ. Komisar i batalionit I të Brigadës II S (1943), u shqua për trimëri në shumë luftime. Ra heroikisht në luftë kundër forcave xhandaro-balliste ndërmjet fshatrave Brar e Ferraj të Tiranës, më 23.1.1944. [1]


  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2020. Marrë më 23 tetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)