Musa Fratari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Musa Fratari (1911-1938) Hero i popullit.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luftëtar shqiptar i luftës së Spanjës. Lindi në Fratar të Përmetit, kreu liceun e Korçës. Ishte një kundërshtar i mbretit Ahmet Zogu dhe zhvilloi veprimtari kundër regjimit. Ishte pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit, bashkë me Riza Cerovën. U pushua nga puna dhe emigroi në Francë, ku ra nën ndikimin e ideve komuniste. Bashkëpunoi me Halim Xhelon, Ali Kelmendin etj. Në maj të vitit 1938 shkoi në Spanjë për të luftuar me brigadat internacionaliste përkrah forcave demokratike kundër trupave frankiste. Mori disa përgjegjësi ushtarake në Brigadën 12 Ndërkombëtare “Garibaldi”, derisa ra në luftimet e përgjakshme të Ebros.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]