Reshit Çollaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Reshit Çollaku (Pogradec, 1914 - Pojskë, 16 korrik 1943) ka qenë antifashist, veprimtar i LANÇ-it, komendant çete dhe më pas batalioni. I rënë dëshmor, u nderua pas vdekjes Hero i Popullit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në qytetin e Pogradecit në vitin 1914, ku mori arsimin e mesëm dhe vazhdoi studimet. Reshiti në vitin 1939 kthehet në atdhe dhe hyri në lidhje me shumë atdhetarë. Ai zhvillon një veprimtari të gjerë atdhetare dhe formon çetën e parë partizane në Mokër, ku edhe u caktua komandant i saj. Në verë të vitit 1943 formon batalionin partizan të Mokrës dhe caktohet komandant i këtij batalioni. Reshit Çollaku u vu në krye të forcave partizane në këto krahina dhe në krye të partizanëve mori pjesë në shumë luftime. Reshiti mbeti i vrarë në betejën së Pojskës më 16 korrikut 1943. Është dekoruar me titullin më të lartë Hero i Popullit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]