Hajdar Dushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hajdar Dushi (Prishtinë, 18 shkurt 1916 - Kalaja e Dodës, 24 shtator 1944) ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, ndër të parët veprimtar i rezistencës antifashiste në Shqipëri dhe Jugosllavi dhe "Hero i Popullit" nëpër këto vende pas Luftës së Dytë Botërore.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Prishtinë më 18 shkurt 1916, familja e tij u kthye në Gjakovë prej ku kishte prejardhjen pas Luftës së Parë Botërore. Më pas nisi shkollimin fillor në Prishtinë dhe vijoi mësimet në Medresenë e Shkupit. Por i la mësimet atje dhe shkoi në Shqipëri, ku ndoqi dhe përfundoi arsimin e mesëm në Gjimnazin e Shkodrës. Qe pjesë e celulave komuniste që kishin nisur dhe zhvillonin veprimtarinë e tyre në atë gjimnaz së bashku me Emin Durakun, Haki Tahën dhe Lazër Radin.[1][2]

Në kohën e okupimit fashist Hajdar Dushi konsiderohej nga okupatorët si propagandues i ideve të rrezikshme në Durrës, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Korçë. Hajdar Dushi ishte prijës i demonstratave të prillit të vitit 1942 në Durrës. Ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja si anglishtes, italishtes, gjermanishtes dhe turqishtes. Ishte ndër të parët që përktheu pjesë të "Kapitalit" të Marksit në shqip. Dushi ka përkthyer edhe disa libra kryesisht me karakter të lëvizjes antifashiste për shkak të të cilave ai u arrestua dhe pas 9 muajve iku nga burgu.

Ka qenë pjesëmarrës i mbledhjes së Bujanit dhe ishte një ndër formuluesit e "Deklaratës së Bujanit"

Hajdar Dushi u vra në moshën 28 vjeçare më 24 shtator 1944 nga forcat që ishin kundër lëvizjes në afërsi të Kalasë së Dodës (Rrethi i Dibrë, Shqipëri)

Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Hero i Popullit
  • Si shenjë nderimi të punës së tij, pas luftës antifashiste shumë ente, objekte shoqërore, shkolla, shoqata kulturore, sportive etj e mbajnë emrin e tij.

- Hajdar Dushi, ishte anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare qe me themelimin e saj ne 8 nëntor 1941. Hajdar Dushi, ishte përgjegjës i celulës se Grupit Komunist te Shkodrës, ne qytetin e Durrësit ; dhe Spiro Bakalli, ishte përgjegjës i celulës se Grupit Komunist te Korçës, ne qytetin e Durrësit. Ata u takuan, vetëm qe te dy, ne një kafe kofidenciale te qytetit te Durrësit, dhe përcaktuan, vendosen, se cilët anëtare, nga seicili Grup, do ti propozoheshin mbledhjes themeluese te PKSH, për tu pranuar si anëtare te PKSH ne 8 nëntor 1941. Pas themelimit te PK Shqiptare, fillon puna për organizimin e saj edhe ne qytete dhe fshatrat e Shqipërisë. Njësia me e madhe organizative e PKSH ne terren ishte Qarkori. P.Sh. Qarkori i PKSH Durrës mbulonte Durrësin, Matin, Myzeqenë. Sekretar Politik i PKSH, ne mbledhjen e pare, për Qarkorin e Durrësit, u zgjodh, me votim te fshehte, Spiro BAKALLI, qytetar i Durrësit, djali i Vasil Bakallit, tregtar durrsak dhe njëkohësisht zv/kryetar i Bashkisë se Durrësit, i zgjedhur nga populli, nga viti 1928-1942. Po ne këtë mbledhje Hajdar DUSHI u zgjodh sekretar organizativ i Qarkorit te PKSH, Durrësit. Hajdar Dushi u dërgua nga PKSH për te ndihmuar organizimin, përhapjen, zgjerimin e mëtejshëm te lëvizjes nacional çlirimtare edhe ne Kosove. Hajdar Dushi është vrare pabesisht, tregonin miqtë e tij. Madje përmendnin edhe emrin e bajraktarit bashkëpunëtor ne vrasjen e DUSHIT. Por kjo e fundit, sot, është e parëndësishme për aq koha sa presim qe te ribehemi njësh. Një familje. Një komb. Një shtet.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sulika, Erilda (4 tetor 2015). "Kontributi i pavlerësuar i një publicisti të talentuar". gazeta-shqip.com. Shqip. Marrë më 5 prill 2018.
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 147–149. ISBN 9789928106384.