Jump to content

Gjuha angleze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjuha Angleze)
Anglisht
Shqiptimi/ˈɪŋɡlɪʃ/
RajoniGjithë bota
Folës amtare
600–700 milion
Familje gjuhësore
Alfabeti anglez (nga Alfabeti latin)
Kodet gjuhësore
ISO 639-1en
ISO 639-2eng
ISO 639-3eng
Glottologstan1293

Gjuha angleze apo Anglishtja (anglisht: English apo anglisht: English Language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e franceze dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.

Harta e botës me vendet ku gjuha angleze ose kreole anglisht është gjuhë zyrtare (de jure dhe de facto) kanë shënuar me ngjyrën blu.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mesojme Anglisht

Lista e foljeve të parregullta në anglisht