Jump to content

Alfabeti Latin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Alfabeti latin)

Alfabeti Latin është alfabeti i Gjuhës Latine që flitej nga latinët e hershëm të periudhës Romake e deri në shekujt 15 e 16 të erës sonë. Alfabeti më i përhapur në të gjithë botën e sotme, ky alfabet përdoret gjërësisht për të shkruar pjesën më të madhe të gjuhëve me rrënjë indo-evropjanë , dhe të tjera me rrënjë jo indo-evropjanë (Gjuhë Uralike) si për shëmbull gjuha estoneze, finlandeze apo hungareze.

Gjuha Latine në aspektin e lehtësimeve dhe vështirësive për ta mësuar si gjuhë, ka dy variante:

  1. Është lehtë për ta mësuar,
  2. Nuk është e lehtë për ta mësuar.

Fjalori i latinishtes është aq kompakt sa që të mësuarit e një “kuptimi” për një folje nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme. Gjuha latine ka gjini për emrat, diçka që i mungon gjuhës angleze. Ka marrëveshje midis subjekteve dhe foljeve, ashtu siç ekziston në gjuhën angleze po ka më shumë forma të foljeve në latinisht.

Pjesa më e vështirë e latinishtes është se rendi i fjalëve është pothuajse arbitrar. Në këtë gjuhë, lënda shpesh është e panevojshme, pasi përfshihet në folje dhe folja shkon në fund të fjalisë. Gjuha latine është e lashtë indo evropiane. Rëndësinë e saj e fitoi si gjuhë zyrtare e Perandorisë Osmane. Ajo vazhdon të përdoret në krijimin e fjalëve të reja, në gjuhët moderne të shumë familjeve të ndryshme.

Gjuhën Latine në fillim të mijëvjeçarit të parë para erës sonë e flisnin banorët e Laciumit (latium), të krahinës qendrore të Gadishullit Apenin, që shtrihej me një sipërfaqe prej 2000km2 ndërmjet Etruris dhe Kalabrisë. Banorët që jetonin në këtë krahinë quheshin Latin (Latini) dhe gjuha e tyre gjuha latine (Lin gua latina). Qendra kryesore e këtij populli u bë qyteti i Romës, ku ka një histori dhe një kulturë shumë të vjetër dhe të pasur. Sa i përket legjendës për themelimin e qytetit të Romës datojnë aty ka shekulli i VII (754-753) para erës sonë. Dhe më vonë ky fis mori emrin italik që u bashkua me Romën dhe së bashku u quajtën Romak (Romani). Dhe pas zhvillimit të mëtejmë Roma u bë kryeqendra e popullit romak dhe e kulturës së tij.


Alfabeti Latin

Shkenca latine dallon katër periudha të rëndësishme:

  1. Periudha paraklasike e gjuhës latine ose periudha arkaike,
  2. Periudha klasike e gjuhës latine,
  3. Periudha pasklasike e gjuhës latine,
  4. Periudha e vonë ose Gjuha e vonë.

Alfabeti Latin është alfabeti i gjuhës latine që flitej nga latinët e hershëm të periudhës Romake e deri në shekujt XV – XVI të erës sonë. Shkronjat e alfabetit latin u huazuan nga grekët, por dijetarët besojnë në mënyrë të tërthortë nga populli i lashtë italian i njohur si Etruskët. Gjithsej ka 24 shkronja:

A, B, C, D, E, F, G, H, I, J, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T, U, V, X, Y, Z.

Latinishtja ka zanore dhe bashktingëllore:

  • Zanoret

Latinishtja ka zanore të thjeshta dhe dyzanore ose diftongje.

  • Zanore të thjeshta janë: a,e,i,o,u,(y), që mund të jenë të gjata dhe të shkurtra. Kur u shënohet me shenjen ǔ përmbi, zanorja është e shkurtër, kur shënohet me shenjë ū përmbi është e gjatë.
  • Dyzanore ose diftongje janë: ae, ai, au, ei, eu, oe, ui(yi). Diftongjet janë gjithmonë të gjata, Ky kombinim i zanoreve ,që përmban një rrokje, shqiptohet si një tingull. Meqë diftongjet janë të gjata nuk ka nevojë të shënohen mbi të shenja të gjatësisë.

Theksi bie në pjesën e parë të diftongut.


  • Bashkëtingëlloret(consonāntes)

Edhe bashkëtingëlloret ndahen ne dy grupe, në të thjeshta dhe në të dyfishta. Të dyfishta janë vetëm x dhe z, të gjitha të tjerat janë të thjeshta.

Megjithatë, duhet ditur se ndërmjet zanoreve dhe bashkëtingëlloreve është një lidhje më e madhe te shkronjat v dhe i, me të cilat romakët e vjetër shënonin zanoren u dhe bashkëtingëlloren v, përkatësisht zanoren i dhe bashkëtingëlloren j.

Sqarime rreth shqiptimit:

  • Shkronja “C” para një zanoreje shqiptohet si “ K”.
  • Shkronja “ Q” shqiptohet si “ Ku”.
  • Shkronja “ X” shqiptohet si “ Es”

Disa shkronja kur bashkohen me njëra tjetrën, japin një shqiptim tjetër në fjalë. Shembull:

  • Ph – F- Philosophus
  • Ch – H – Pulcher – i bukur


Vetëm shkronjat Y dhe Z gjatë shqiptimit të tyre në fjalë apo fjali, nuk ndryshojnë.

Si gramatika e gjuhës shqipe, edhe ajo latine ka pjesët e ligjëratës:

A. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës:

  1. Substantiva – emri
  2. Adietiva – mbiemr
  3. Pronomina – përemri
  4. Numerialia – numërori
  5. Verba – folja

B. Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës:

  1. Adverbia – ndajfolja
  2. Praepositiones – parafjalët
  3. Coniunctiones – lidhëzat
  4. Interiectiones – pasthirrmat.
Dallimet ndërmjet Alfabeteve

Gjatë lakimit të emrit apo mbiemrit, ata kalojnë nëpër këto rasa:

  1. Emërore – nominativus
  2. Gjinore – genetivus
  3. Dhanore – dativus
  4. Kallëzore – acustivus
  5. Thirrore – vocativus
  6. Ablativus – rrjedhore

Ndërsa, sa i përket theksit, nuk ngjason me gjuhën shqipe. Theksi bie në rrokjen e par, duke bërë përjashtime.

Lakimi i parë në shumës merr këto mbaresa:

  1. Nominativus – ae – puellae
  2. Genetivus – arum – pueallarum
  3. Dativus – is – puellaris
  4. Accusativus – as – puellas
  5. Vocatius – ae - puellae
  6. Ablantivus – is – puellis

Disa emra të gjinisë mashkullor hyjnë në këtë lakim dhe lakohen njëjtë si ata femërorë, nauta, poeta, africola. Emrat flia, dea, anima në DATIVUS dhe ABLANTIVUS marrin mbaresën abus në vend të mbaresës is për t’u dalluar nga gjinia mashkullore.

  1. Nominativus – deae
  2. Genetivus – dearum
  3. Dativus – deabus
  4. Accusativus – deas
  5. Voatius – deae
  6. Ablantivus – deabus


  • Në lakimin e parë – hyjnë emrat e gjinisë femërore, që tema u mbaron me a – Aquila
  • Në lakimin e dytë – hyjnë emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me o, dhe marrin mbaresën us, er, um.
  • Në lakimin e tretë – hyjnë emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore, ose me zanoren i
  • Në lakimin e katërt – hyjnë emrat që përfundojnë me u
  • Në lakimin e pestë – hyjnë emrat që përfundojnë me u.

Lakimi i parë në njëjës, duke kaluar nëpër rasa, merr këto mbaresa:

  1. Nominativus – a
  2. Genetivus – ae
  3. Dativus – ae
  4. Accusativus – am
  5. Vocativus – a
  6. Ablantivus – a

Fjalët që lakohen kanë këto kategori:

  1. Gjininë – genus
  2. Numrin – numerus
  3. Rasën – casus

Gjuha latine ka tri gjini:

  1. Gjininë mashkullore – genus masculinum
  2. Gjininë femërore – genus feminimun
  3. Gjininë asnjëjëse – genus netrum

Mbaresat e gjinores së njëjësit janë:

  1. Lakimi I – ae
  2. Lakimi II – i
  3. Lakimi III – is
  4. Lakimi IV – us
  5. Lakimi V - ei

Theksi i Gjuhës Latine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë tri rregulla në lidhje me theksin në gjuhën latine:

  1. Në latine theksi nuk mund të vendoset në rrokjen e fundit
  2. Theksi bie në rrokjen e parafundit, por vetëm nëse ajo është e gjatë.
  3. Theksi nuk vihet në rrokjen e tretë.



Latinishtja vjen nga shqipja e romantizuar dhe e evroupianizuar te kohes se hershme dhe pastaj si pasoje e krijimit te kesaj gjuhe jane krijuar edhe gjuhe te tjera indoeuropiane.


Gjuha Latine