Diskutim:Gjuha angleze

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Gjuha angleze. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

unë quhem

Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të.Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë". Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.Kruja gjate 1400-1500 Gjate ketyre viteve Kruja strehonte skenderbeun se bashku me trupat e tij, per shume vjet me rradhe qyteti u ka mbijetuar sulmeve te fuqishme osmane. te pajisur shume here me mire me mjete lufte ushtaret osmane u perpoqen disa here te pushtonin qytetin por pa rezultat. skenderbeu nuk luftonte brenda ne qytet por jashte tij. Ai linte vetem nje pjese te vogel te ushtrise se tij afro 2000 ushtare ne qytet dhe vete fshihej neper pyjet afer. kur shihte momentin e pershtatshem i sulmonte osmanet dhe i kapte ne befasi. Kjo lloj menyre luftimi u kushtoi shume osmaneve pasi ata lane shume burra ne fhushe te betejes. Per disa vite qyteti u morr nga Napoli dhe mbreti Alfons V. Skenderbeu ia dha keshtjellen ne menyre qe Napoli ta ndihmonte me ushqime e trupa kunder osmaneve. Pas vdekjes se Alfonsit, djali i tij Ferrante morri fronin me ndihmen e Skenderbeut i cili kishte cuar trupa ne italine jugore per te ndimuar djalin e Alfonsit kunder Anzhuve te cilet donin te merrnin fronin. Mirenjohes per ndihmen e Skenderbeut Ferrante ktheu keshtjellen ne forme feudi. Ndihmat nga Napoli vazhdonin te vinin drejt Krujes por jo ne te njejten sasi si gjate kohes se Alfonsit.