Themo Vasi
Themo Vasi Hero i popullit.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Nivan të Zagories më 21 maj 1915. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme e vazhdoi në gjimnazin e Gjirokastrës. Themo Vasi ishte kundërshtar i vendosur i regjimit të mbretit Ahmet Zogu. Më vonë Themua vazhdoi gjimnazin në Tiranë. Pjesëmarrja në veprimtarinë antizogiste bëri që ai të përjashtohej nga gjimnazi. Në vitet e pushtimit fashist Themua në fillim veproi në Durrës. Ai u zgjodh sekretar politik i Rinisë në Qarkun e Durrësit. 1942: ThemoVasi vepron si organizator i LANÇ në krahinën e Zagories, ku formohet çeta “Koto Hoxhi”, njëra nga çetat e para partizane. Komisar i kësaj çete ishte Themo Vasi.
Çeta “Koto Hoxhi” me Themo Vasin në krye, e shtriu veprimtarinë e saj luftarake në të gjitha nënprefekturat e Gjirokastrës dhe bëri shumë luftime të rëndësishme. Në ditët e operacionit të parë të nazistëve gjermanë çeta “Koto Hoxhi” zuri pozicion në malet e Golemit. Në këto luftime, më 1 tetor 1943, ra heroikisht komisari Themo Vasi. Themo Vasit i është dhënë dekorata më e lartë Hero i Popullit.
Themo Vasi ishte biri i Nivanit të Zagories Gjirokaster. Ai qysh 15 vjec ne gjimnasin e Gjirokastres, ne hartimin e tij “Martiret e Rilindjes kombetare”, me ndjenje te thelle patriotizmi shënonte edhe kredon e tij: “Atdheu mbi të gjitha!” Kete betim e vulosi me jeten e tij, duke rënë heroikisht ne lufte me gjermanet ne mal te Golemit dhe qe golemasit, atje ku ka rene me 5 partizane nga Golemi e Kuçi, kane ngritur nje lapidar ne perkujtim te ketyre trimave qe edhe sot i thone “Maja e Themos”.
Themo Vasi perfaqesonte idealet me me vlere te kohes. Ai ishte mik i Qemal Stafës, Ali Demit, Mustafa Matohitit, Asim Zenelit, Pano Xhamballos, Lefter Talos, Tahir Kadaresë etj. te cilet ju kushtuan çeshtjes se madhe te çlirimit të Atdheut nga pushtuesit e huaj. Qemal Stafa ka shkruar për Themon, se e çmonte per kulturen e tij te gjerë dhe e quante nje “djalë fisnik” në tërë marrëdhëniet shoqërore. Thirrja e kohes per te çliruar Atdheun, beri qe Themo, Vasi bashkë me Qemal Stafën, të linin studimet universitare në Firence të Italisë për të qënë në ballë të luftës.
Themo Vasi ishte në ballë të rezistencës që ne demostratat e para në Tiranë, Durrës dhe me 1942 ne ilegalitet dërgohet ne Lushnjë për të organizuar rezistencën antifashiste. Më vone vjen ne vendlindje dhe menjëherë caktohet komisar i çetës partizane “Koto Hoxhi”, te cilen e udhëhoqi ne aksionet luftarake, si në Kurvelesh, Libohovë, Sopik, Përmet etj. duke qendruar ne vijen e pare te luftes. Në çetë ai fitoi simpatinë e partizaneve dhe bëhet shpirti i tyre. Themo Vasi i jepte rendesi ideve, përvetësimit te teorive, sa ne Lushnjë perktheu pjese nga “Kapitali” i Marksit nga frengjishtja dhe i shperndau tek simpatizantët.
Themo Vasi ishte me ideale përparimtare komuniste. Po të mos përmendim këtë fakt të kohës, do të thotë ta mohojmë atë. Ai luftoi për një shoqëri te lire, te drejte dhe ku individi të jetë i lire, i pavarur dhe ai nuk duronte mendimet shterpa e burokratike, çmonte personalitetin e njeriut. Në një letër nga Firence, Themua shkruante: “Më pëlqen pavarësia, nga ministra e mehmurë qeveritarë, është një e mete apo virtyt i karakterit tim.” Nuk duronte diktaturat e diktatorët, ndaj u ndodh në balle të luftës për liri e drejtësi.[1]
Kënga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Populli u këndoi dëshmorëve dhe heronjve. E përjetësoi vepren e tyre në vargje, duke i bëre te pavdekshëm. Qysh në ditet e para kur ra në Golem, doli kënga popullore për Themo Vasin:
- “Shokë e shoqe partizane,
- të këndojme, o shok i ndritur,
- kënga jonë e ndriçuar,
- s’të çon varrit ku je shtritur.
- Sot ranë fletët përsëri,
- dhe ngri muaji tetor,
- po shokun Themo ku e lamë,
- rrëzë Golemit po pushon.
- Rreh mortaja, digjet fshati,
- mbetet fshati i shkretuar
- shokët bien,
- ideali s’ka ndryshuar.”
Lapidari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne malesite e Kurveleshit ndodhet nje laipdar per te
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |