Hekuran Pobrati
Hekuran Pobrati partizan dhe kuadër i institucioneve të agjenturës shqiptare
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatëmujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-ës, rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin Mali dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Hekuran Pobrati vdiq në vitin 1991.