Çerçiz Topulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Çerçiz Topulli
Çerçiz Topulli (portret).jpg
Lindi më 20 Shtator 1880
Vendlindja Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane, (sot Shqipëria)
Vdiq më 17 Korrik 1915
Vendvdekja Shkodër, Shqipëri
Kombësia Shqiptar
Profesioni Luftëtar i Lirisë, Rilindas
Vitet aktiv 1907 – 1915
Organizata Rilindja Kombëtare Shqiptare
Çmime Titulli "Hero i Popullit".svg Hero i Popullit

Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 Shtator 1880Shkodër, 17 Korrik 1915) ishte një luftëtar revolucionar shqiptar i përfshirë në lëvizjen kombëtare që vepronte në zonat malore të jugut të Shqipërisë. Ai ishte vëllai më i vogël i Bajo Topullit. Ai ishte i njohur për luftimin e osmanëve në 1907 dhe 1908 dhe pasi ata u larguan, ai luftoi kundër grekëve në 1913 dhe 1914 gjatë Luftërave Ballkanike.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pinjoll i një familjeje nga paria gjirokastrite,[1] i biri i Ago Fehmi Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga Kardhiqi.[2][3] Pas mejtepit në vendlindje, shkon në Janinë, në ryzhdijen osmane.[4]

Veprimtaria e armatosur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1906, nën drejtimin e një çete shfaqet me vrasjen e metropolitit të Korçës. Veprim të cilit i dolën për zot në numrin e 15 nëntorit të gazetës Drita, si hakmarrje në nder dhe të mirë të kombit, për vrasjen e Papa Kristo Negovanit.[5] Sipas varianteve të tjera, akti u krye si hakmarrje për vrasjen e Spiro Kosturit.[6]

Në pranverën e 1907 duke drejtuar një tjetër çetë, ku u përfshi edhe Mihal Grameno, nisi veprimtarinë e vet në propagandimin nëpër fshatrat e vilajetit të Janinës dhe Manastirit. Pranverën e 1908 vendosën të vrisnin binbashin e xhandarmërisë së Gjirokastrës, gjë që solli edhe një përleshje të shkurtër me trupat osmane,[7]Mashkullorë.[8] Përleshje kjo e shpërpjesëtuar mes 5 kaçakëve dhe mbi 100 trupave të ardhura nga Janina, e cila u përcoll dhe iu kënduan këngë dhe u njoh si Lufta e Mashkullorës.[9]

Autoritetet osmane në Gjirokastër kishin arritur të mënjanonin ndikimin e tij në qytet duke shfrytëzuar antagonizmat lokale dhe duke e bindin parinë se Çerçizi më shumë se një hero kombëtar ishte hajdut dhe tradhëtar, sepse kishte simpati për Italinë; gjë që gjeti mbështetje te Myfid bej Libohova, kundërshtar i Topullarëve.[10]

Nëntorin e 1908 shoqëroi të vëllanë, Bajon, në punimet e Kongresit të Manastirit.

Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Çerçizi me të vëllanë Bajon e Zeman Mashkullorën
Gjirokastër 1934

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit.

Janarin e 1914 u arrestua nga oficerët hollandezë të KNK-së në portin e Vlorës si i përfshirë në komplotin e Beqir Grebenesë.[11]

Pas prishjes së qeverisë së Durrësit nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, shkoi në Shkodër së bashku me Hamid Gjylbegun.[12] Pasi Shkodrën verën e 1915 kontrollohej nga Mali i Zi, u arrestuan disa oficerë shqiptarë, ku mes tyre edhe Gjylbegu, Çerçizi dhe Muço Qulli dhe këta dy që konsideroheshin nga territore jo të aneksuara,[13] më 7 korrik 1915 u pushkatuan në fushën e Shtojit nga një togë malazeze.

Rikthimi i eshtrave në vendlindje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 20 vjetëve eshtrat e tyre u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hurshiti, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës asokohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve.

Më 15 shtatori 1936 eshtrat e tij u bartën prej Shkodrës drejt Gjirokastrës.[14]

Më 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Clayer 2012, pp. 288-289.
  2. ^ Topulli, Bajo (2008). Topullarët e Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit. Tiranë: Albin. fq. 28. ISBN 9994349236.
  3. ^ Golemi, Zaho (2016). "Çerçiz Topulli dhe çeta flamur lirie: Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të çetës së Çerçiz Topullit" (PDF). mbrojtja.gov.al. Mbrojtja. fq. 46–51. Marrë më 6 shkurt 2020.
  4. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :0
  5. ^ Clayer, Nathalie (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Artan Puto (bot. 2)). Tiranë: Botime "Përpjekja". fq. 512. ISBN 9789994302536.
  6. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton University Press. fq. 136. ISBN 9781400847761.
  7. ^ Clayer 2012, p. 513.
  8. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 167. ISBN 9781845112875.
  9. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 449-450. ISBN 9780810873803.
  10. ^ Clayer 2012, pp. 602-603.
  11. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 232-243nb. ISBN 978-9928-190-91-8.
  12. ^ Gjylbegu, Hamid (2012) [1970']. "Dëshmi historike 1912-1925". Hylli i Dritës (2): 91.
  13. ^ Gjylbegu 2012, p. 94.
  14. ^ Hoti, Genc. "Kush, si dhe pse u formua miti i rremë mbi Çerçiz Topullin?". genckhoti.com.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]