Javer Hurshiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Javer Hurshiti
Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
1920 – 1924
Ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore
12 shkurt – 28 prill, 1943
Paraardhësi: Mihal Sherko
Pasardhësi: Hilmi Leka
Zëvendësisht Ministër sekretar shteti i Drejtësisë
12 shkurt – 28 prill, 1943
Paraardhësi: Anton Kosmaçi
Pasardhësi: Anton Kosmaçi
Të dhënat personale
Lindi më: 1883
Lindi në: Afkazi, Perandoria Osmane
Vdiq më: 13 prill 1945
Vdiq në: Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: nëpunës karriere

Javer Hurshiti, Hurshidi ose Hyrshiti (Afkazi, 1883 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë nëpunës karriere, disa herë prefekt dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me vdekje nga Gjyqi Special me ardhjen në pushtet të komunistëve.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Afkazi të Kaukazit, i biri i një gjenerali osman dhe i një gruaje me gjasë nubiane.[1] Në viset shqiptare ka ardhur kur ishte 6 vjeç, i adoptuar nga Maliq pashë Libohova. Ndoqi shkollën fillore, Ruzhdijen dhe medresenë në Gjirokastër, ashtu si nxuri edhe me mësues privatë.[2] Më tej, shkollimin e lartë e ndoqi në Stamboll.[1]

Më 1920 - 1925 qe kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më 1924 dhe më 1925 qe zëvendësisht prefekt në Gjirokastër. Më 1925 deri më 1936 u zgjodh deputet i po kësaj prefekture.[2] Më 1932 ishte edhe redaktor i të përkohshmes së pavarur Besa.[3]

Më 1929 qe delegat në Kongresin e Bektashijve. Më 1936 - 1939 qe caktuar si prefekt (i klasit të parë) në Shkodër.

Më 1940 - 1943 qe anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më 1943 qe ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë. Më 1943 - 1944 qe inspektor i përgjishëm i Këshillit të Ministrave.

Më 13 prill 1945 u dënua me vdekje si "kolaboracionist" në Gjyqin Special dhe pushkatohet.[2]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. f. 211. ISBN 9781780764313. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 138. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Council on Foreign Relations, State University of New York at Binghamton. Center for Comparative Political Research, State University of New York at Binghamton. Center for Social Analysis (1932). Political Handbook of the World. Center for Comparative Political Research of the State University of New York at Binghamton and for the Council on Foreign Relations. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtje CS1: emra të shumëfishtë: lista e autorëve (link)