Jump to content

Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet Autori: Kastriot Dervishi. Faqet e librit 500.

Anëtarët e Këshillit të Ministrave në vitet 1912-2012, jetëshkrimet e tyre dhe veprimtaria e ekzekutivit shqiptar. “Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet” është një fjalor enciklopedik i veçantë që tregon të dhënat kryesore të 467 personave që kanë qenë kryeministra dhe anëtarë të Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar në këto 100 vite.

"Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet" është një fjalor enciklopedik i veçantë që tregon të dhënat kryesore të 467 personave që kanë qenë kryeministra dhe anëtarë të Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar në këto 100 vite. Botimi me ilustrime është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Libri është i ndarë në disa kapituj. Në fillim jepen të gjitha kabinetet shqiptare dhe një përmbledhje e programeve dhe historikut të tyre sipas epokave. Jepen jetëshkrimet me foto të personave që kanë qenë anëtarë të Këshillit të Ministrave, ndërsa statistika të tjera tregojnë të dhëna mbi ministrat. Një vend i posaçëm i është lënë fotografive ku kanë qenë selitë të Këshillit të Ministrave si dhe ministrive kryesore.