Shko te përmbajtja

Anton Kosmaçi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anton Kosmaçi
Ministër sekretar shteti i Drejtësisë
Në detyrë
18 janar  11 shkurt 1943
Paraprirë ngaEmin Toro
Pasuar ngaJaver Hurshiti
Në detyrë
11 maj  10 shtator 1943
Paraprirë ngaJaver Hurshiti
Pasuar nga- (KEP); Rrok Kolaj
Zëvendësisht ministër sekretar shteti i Arsimit
Në detyrë
11 maj  10 shtator 1943
Paraprirë ngaRexhep Krasniqi
Pasuar ngaZef Benusi
Të dhëna personale
Lindi14 korrik 1894 ose 1898
Vdiq14 nëntor 1971
Profesionijurist, nëpunës

Anton Kosmaçi ose Andon Kozmaçi[1](Sarajevë, 14 korrik 1894/1898 - Shijak, 14 nëntor 1971) ka qenë gjyqtar, prokuror dhe ministër i shtetit shqiptar. Me ardhjen në fuqi të komunistëve, dënohet me 30 vjet burg nga Gjyqi Special.

U lind në Sarajevë më 14 korrik 1894[2] ose 1898 në një familje katolike në Shkodër.[1] Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Sarajevë, më pas ndoqi dhe kreu studimet e larta Fakultetin e Drejtësisë "Travnik" në Universitetin e Zagrebit në vitet 1920-1924.

Më 1925 ishte caktuar gjyqtar në Elbasan, por shkarkohet nga detyra sepse kishte frekuentuar konsullatën jugosllave. Më 1927 u caktua gjyqtar në Peshkopi deri më 1928 e më pas vijoi në Gjirokastër në periudhën 1928-1931 dhe 1931-1935 po aty si prokuror. Më 1935-1937 kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe më 1937-1938 kryetar i Gjykatës së Durrësit, 1938-1939 i Gjykatës së Korçës.

Pas pushtimit italian, në korrik 1939 - janar 1940 prefekt i klasit të I në Korçë. Në vitet 1940 - 1943 qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe më 1943-1944 kryetar i Këshillit të Shtetit.

Më 1943 u caktua ministër sekretar shteti i Drejtësisë në dy kabinetetet Libohova e në të dytin u emërua zëvendësisht edhe ministër sekretar shteti i Arsimit. Më 1944 qe kryetar i komisionit të intelektualëve. U arrestua më 17 nëntor 1944, u dënua në Gjyqin Special me 30 vjet burg. U lirua më 1957.

Ndërroi jetë në Shijak më 14 nëntor 1971.[2]

  1. 1 2 Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 254. ISBN 9781780764313.
  2. 1 2 Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 161. ISBN 9789994356225.