Hilmi Leka
Hilmi Leka | |
---|---|
Ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore | |
Në detyrë 11 maj – 10 shtator, 1943 | |
Paraprirë nga | Javer Hurshiti |
Pasuar nga | Mihal Zallari |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 19 maj 1912 Pogradec, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 13 prill 1945 Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | ushtarak, nëpunës |
Hilmi Leka (Pogradec, 19 maj 1912 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë ushtarak shqiptar dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me vdekje nga Gjyqi Special me ardhjen në pushtet të komunistëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 19 maj 1912 në Pogradec. Më 1931 - 1939 ndoqi Akademinë e Kalorësisë dhe Këmbësorisë në Modena të Italisë, si dhe atë të policisë kriminale në Firence dhe në Romë.
Në maj të 1939 kthehet në Shqipërinë e pushtuar nga Italia. Më 1939 - 1940 shërbeu si kapiten i forcave të armatosura unike. Gjatë Luftës italo-greke u plagos rëndë në këmbë. Më 1940 - 1941 qe oficer i adjutanturës në Mëkëmbësi. Ndër vitet 1941 - 1943 qe drejtor i gazetës më të madhe në vend, "Tomori". Më 1942 - 1943 ka qenë anëtar i Drejtoratit Kombëtar të PKFSH-së dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist. Më 1943 pati portofolin e ministrit sekretar shteti të Kulturës Popullore në kabinetin Libohova.
Më 1945 u dënua me vdekje si kolaboracionist, në Gjyqin Special dhe pushkatohet.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 169. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)