Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor dhe 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.[3]
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariantet.

Pjesëmarrësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.
Ecuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjalimet e bëra dy ditët e para ishin të përgjithshme dhe ndihën për të krijuar atmosferën që duhej për të trajtuar çështjen serioze.

Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nën-Prof. Dr. PEng : 95 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir Amëza web.quipo.it
- Shaban Demiraj & Kristaq Prifti: Kongresi i Manastirit. Tirana 2004. ISBN 99943-614-5-7
- A. Buda (Hrsg.): Alfabeti i gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908). Studime, materiale, dokumente. Tirana 1972
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kotherja Niko; Butka, Uran: Album Historik - Mid'hat Abdyl Frashëri. Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo", Tiranë, 2019, fq. 42 ISBN 978-9928-4509-8-2
- ↑ "Museum of the Albanian Alphabet". Bitola.info (në anglisht).
- ↑ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 844 - 845. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
| Ky artikull rreth historisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |