Mehmet Kraja
Mehmet Kraja | |
---|---|
U lind më | 27 qershor 1952 (72 vjeç) Krajë, Tivar, Mali i Zi |
Kombësia | shqiptar |
Edukimi | Universiteti i Prishtinës |
Gjinitë letrare | prozë, dramaturgji, publicistikë |
Punët e shquara | |
Vite aktiv | 1972- sot |
Mehmet Kraja (Krajë, 1952) është shkrimtar shqiptar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 13 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jeton në Prishtinë.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit.
I takon brezit të romancierëve shqiptarë që u shfaqën gjatë viteve 70. [1]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Gjurmë në trotuar”, Rilindja, Prishtinë 1978;
- “Portali i perëndive të fyera”, Rilindja, Prishtinë 1980;
- “Moti i madh”, Rilindja, Prishtinë 1981;
- “Udhëzime për kapërcimin e detit”, Rilindja, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
- “Sëmundja e ëndrrave”, Rilindja, Prishtinë 1987;
- “Net Bizantine”, Rilindja, Prishtinë, 1990;
- “Muri i mjegullës”, Toena, Tiranë, 1998;
- “Edhe të çmendurit fluturojnë”, Onufri, Tiranë, 2004;
- “Im atë donte Adolfin”, Onufri, Tiranë, 2005;
- “Selvitë e Tivarit”, Onufri, Tiranë, 2008;
- “Hotel Arbëria”, Onufri, Tiranë, 2010;
- “E zeza dhe e kuqja”, Onufri, Tiranë, 2015;
- “Prishtina”, Onufri, Tiranë, 2018;
Tregime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
- “Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
- “Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
- “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
- “Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.
Drama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
- “Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
- “Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
- “Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
- “Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
- "Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008
Kritikë dhe publicistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
- “Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
- “Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
- "E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009
- "Identiteti kosovar", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011
Skenar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)
Shfaqje të realizuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
- “Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
- “Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
- “Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
- “Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
- “Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
- “Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
- “Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.
- "Rekuiem" , realizuar në Janar 2010, në Teatrin e Gjilanit, regjia Erson Zymberi;
- "Im Atë e donte Adolfin" (version i ri, me përpunim dramaturgjik të Shkelzen Berisha), realizuar në vitin 2016, në Teatrin e Gjilanit, me regji të Ilir Bokshit;
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
- Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
- Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
- Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
- Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
- Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
- Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
- Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërisë (per romanin me të mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
- Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B. Tauris. ISBN 978-1-84511-031-4.
- Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Londër: Rowman & Littlefield.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://lajme.shqiperia.com/media/artikull/iden/184337/titulli/Petro-Marko-i-shkon-Kosoves[lidhje e vdekur]
- http://agim.poeticforum.com/intervista-dhe-komente-e-analiza-f23/mehmet-kraja-krimet-e-komunizmit-t328.htm Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine