Gjilani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me qytetin Gjilani. Për artikullin Komuna e Gjilanit shiko në fletën përkatëse.
Gjilani dhe rajoni rreth Gjilanit
Mitrovica
Prishtina
Gjilani
Ferizaji
Prizreni
Gjakova
Peja

Gjilani (serbisht: Гњилане, Gnjilane,anglisht:Gjilan[1] ) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të KosovësAnamoravë. Ndërsa Regjioni i Gjilanit ka një sipërfaqe prej 525 km katror dhe përbëhet nga 63 fshatra, ka pozitë të mirë gjeografike, relievin dhe faktorët klimatik që krijojnë mundësi për zhvillimin e një flore dhe faune të pasur. Regjioni i Gjilanit i përket një biodiversitet i pasur, duke filluar nga bimët barishtore, kullosave, bimëve mjekuese, aromatike, bimëve bujqësore (gruri, misri, tërshëra, patatja etj) shkurret, pyejet me drunj të ndryshëm. Regjioni i Gjilanit është i pasur edhe me lumenjë dhe dy penda artificiale atë të Livoqit dhe të Përlepnicës, ku llogaritet të banuara(habitate) me disa popullata (peshq etj), si dhe gjallesa të fundit të lumenjëve që i quajmë bashkësi jetësore të bentosit. .

Historia

Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.

Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.

Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.

Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.

Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm

Gjilani ishte qytet, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës të vilajetit të Kosovës pranë një lumit që derdhet në Moravë. Sipas Sami Frashërit, ky qytet ndodhet 35 km në juglindje të Prishtinës, e cila ka 4500 banor. Gjilani ka 2 xhami, 1 kishë, 2 shkolla fillore. Kazaja e Gjilanit kufizohet nga juglindja me kazanë e Prishtinës, në veriperëndim me sanxhakun e Shkupit dhe në verilindje me Serbinë. Së bashku kazaja ka rreth 190 fshatra me 30000 banor.

Në territorin e saj shtrihen fushat pjellore dhe e rrethuara me vargmale te Mali i Zi (Karadakut) që përbën kufirin juglindor, në kufirin me Serbinë gjendet mali Goljak (Gollaku), kurse në anën perëndimore shtrihen malet e Zagovcit (Zhegocit) dhe Koniça. Nga këto male zbresin lumenjtë që formojnë Moravën dhe nëpër kazanë e Gjilanit zbret në Serbi ku derdhet në Deti i Zi. Kjo kaza është e njohur për ujëra minerale dhe për disa kisha e kala e sidomos për kalanë e Novobërdës e cila gjendet në pjesën veriore të kazasë. (Gjilani zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte Sami Frashëri).

  1. ^ http://kk.rks-gov.net/gjilan/default.aspx?lang=en-US

Gjeografia

Anamorava është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me një sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m. Në fushën e Gjilanit është vendosur vendbanimi i Gjilanit. Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.

Në varg të mbyllur qyteti i Gjilanit rrethohet nga fshatrat:Livoçi i Poshtëm, Shillova, Malisheva, Uglari, Velekincë, Livoçi i Epërm, Bresalci, Pasjaku, Koretishta, Stanishori, Kufca e Epërme, Përlepnica, Poneshi e Kmetoci.

Nëpër qytet rrjedhin tre lumenj, gjeografikisht jo fort të njohur. Në qendër lumi Mirusha, me degën e majtë Banjën, më në lindje lumi i Stanishorit. Dy të parët bashkohen në dale të qytetit, ndërsa i treti afër Malishevës ku edhe marrin emrin e përbashkët Lumi i Malishevës, i cili nja 6 kilometra larg Gjilanit , në afërsi të fshatit Uglar, derdhet në Moravën e Binçës.

Demografia

Deri në filli të shekullit XIX nuk kemi shënime të sakta mbi strukturën dhe numrin e banorëve të vendbanimit të Gjilanit. Në vazhdimësi që nga themelimi dihet se Gjilani ka qenë i banuar nga popullsia shumicë shqiptare por ka pasur edhe serb, turq dhe rom.

Në Gjilan dhe rrethinë ishin bërë ndryshime të mëdha etnike , si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë së ikur nga viset e përfshira në luftërat ruso-turke ( 1877-78) dhe nga ardhja e muhaxhirëve të ndjekur nga pushteti serb.

Sallnamet e Vilajetit të Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve , sanxhaqeve dhe kazave . Megjithatë , këto shënime nuk janë të plota dhe të sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshini numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvoglojnë shumën për tatim, si dhe për t’u shmangur shërbinmit ushtarak, që ishte barrë e rëndë për ta. Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër ( Viet), në vitin 1866, Gjilani ishte një qytet i hapur i banuar kryesisht me popullsi turke (shqiptarë të besimit islam) dhe popullsi greke (serbë e ortodoksë). Sipas vjetarit për vitin 1873/74, Gjilani i kishte 527 shtëopi me afër 3.000 banorë dhe se shumica ishin mysliman ( shqiptarë). Në vitin 1900/1 thuhet se i kishte 1.000 shtëpi , prej të cilëve, 3.300 banorë ishin serb, ndërsa të tjerët shqiptarë dhe të tjerë. [1]

Burimet biotike

Shoqërimet bimore të ekozonës së Gjilanit, janë gati autoktone. Kjo bimësi është adaptuar me kushtet ekoklimatike dhe brezat e lartesisë. Nuk ka ndryshime të dukshme nga një mikrozone në një tjetër.

Flora

Mjedra

Flora me tipike karakterizohet nga:

  • Drunjët pyjorë: Bungu(Qurecus pertreaea), Bugebuta(Quercus bupescentis), Shparthi(Quercus fraientto), Qari(Quercus ceris),

Shkoza(Carpinus betuls)etj.

  • Bimësi barishtore: Salepi(Orchis), Lajthia(Corylus clourna), Mjedra(Rubus idaeus), Hithra(Urtica dioica), çaji i malit(Sideritis syriaca), Festuka (Festucetum basniacae) etj.
  • Bimësia e kultivuar në këtë zonë karakterizohet:
Pemët frutore: Molla, Dardha, Qershia, Kumbulla, Hardhia.
Bimër agrare: Gruri, Elbi, Misri i vendit, Jonxha, Fasulia, Paxhari i sheqerit, perimet etj.

Fauna

Për këtë kategori jaë regjistruar numër i lartë llojesh.

  • Peshqit: Janë regjistruar disa lloje peshqish
  • Amfibët: Janë regjistruar disa lloje ambifësh
  • Zvarranikët: Janë regjistruar disa lloje reptilësh.
  • Zogjtë: Avifauna ka rëndësi, për shkak të pasurisë së madhe të llojeve të rralla që gjenden në këtë ekozone.
  • Gjitarët : Janë shtazë të numritë të vogël në regjion dhe më gjerë, duhet të kemi kujdes për ato, katër kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme: ujku, ariu i murrëm, vidra dhe dhia e egër.

Kjo pasuri shpjegohet me praninë e habitateve nga më të ndryshmit, me kullosat alpine (habitatet bimore, sipas lartësisë mbi rrafshin e detit, toka bujqësore, shkurreta, pylli i lartë i dushkut, pylli i lartë i ahut dhekullosat alpine). Secili prej habitateve ka përfaqësuesin avifaunistikë pak a shumë të ndryshëm dhe larmia e habitateve shëndërrohet në pasuri të madhe të llojeve. Struktura e llojeve i bindet raportit sipërfaqësorë të habitateve.

Resurset Ekoklimatike

Për ngritjen e sukseshme të pemishteve, është e nevojshme të njihen të gjithë faktorët ekologjik të atij regjioni.Për vlerësimin e drejtë të faktorëve klimatik të një regjioni, duhet pasur dhe siguruar shënimet shumëvjeqare prej stacionit më të afërt meteorologjik të atij lokaliteti. Në regjionin e Gjilanit mbretëron klima e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në Fushën e Gjilanit. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Gjilani dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushës së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.

Mesatarja e temperaturave vjetore për Gjilan është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.[2]

Ekosistemet e livadheve

Në regjionin e Gjilanit ka mjaftë sipërfaqe të livadheve dhe të kullosave, livadhe mes zonave të pyejeve, buzë maleve të larta, kodrinë, në rrafshinë për rreth lumenjeve etj. Kullosat dhe livadhet janë krujuar në vendet e pyejeve të dikurshme në mënyrë natyrore ose me veprimet e njeriut.Të gjitha sipërfaqet barishtore të cilat njeriu i shfrytëzon me kositje të disahershme quhen livadhe, të gjitha këtë sipërfaqe të barishtave që shfrytëzohen me anë të kullotjes së bagëtis quhen kullosa. Marrë në përgjethësi studimet tregojnë se nëse livadhet do të mbeten si të tilla, deri sa njeriu do ti shfrytëzoj me anë të kositjeve, e kullotat do të mbeten si të tilla për aq kohë sa do të zgjasë shfrytëzimi i tyre me anë të kollotjeve. Nëse menjanohen këto ndikime, atëherë këtë sipërfaqe barishtore do të shëndërrohen në shkurre e më vonë në pyje. Kullosa ka po thuaj në qdo fshat të rrethinës së Gjilanit por më të bukura, ne dritë të shut, temperatura të përshtatshme dhe lagështi janë: livadhet e fshatit Budrigë, Nasale, Cërnicë, Zhegër etj. Këtë kullota kanë pamje karakteristike përveq barërave të ndryshëm rriten edhe kaqubëza të bimëve barishtore me shumë gjemba, dhe shkurre të vogla, të përshatura vendeve të thata me pak lagështi.

Arkitektura

Para djegies së Gjilanit (1850) shtëpitë ishin të mbuluara me kashtë. Pas djegies, shtëpitë e reja u ndërtuan me qerpiç të quajtura “dollma” tip oriental i shtëpive të mbuluar me qeramidhe e çamte. Çarshia shtrihej prej Xhamisë (së Shehirzadës) në qendër e deri te Ura e Musë Kotorrit (Maskatarit). Dyqanet ishin afër njëri tjetrit dhe ngjante në një kasabave turke. Në atë kohë Gjinollët kishin shtëpi njëkatëshe me lëndë druri (çatmali) me dru-gdhendje të ndryshme dhe me pamje të bukur. Ndërtesa prej guri ishte Kulla afër Sarajit, që një herë shërbeu për mbrojtje e pastaj u shndërrua në sahat kullë dhe hamami.

Objektet fetare

Xhamia e Madhe,e renovuar

Xhaminë e vjetër (Atik Xhaminë) e kanë ngritur Gjinollët me material të sjellë nga Artana, kurse xhaminë e re (të Shehrizadës) e ka ngritur Halit Beu, në vitin 1910 kurse minarja i është ngritur në vitin 1921. Kjo xhami është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002 dhe u rrënua tërësisht dhe me donacione është ngritur e reja. Xhaminë në Balec Mëhallë e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami është rinovuar më vonë), ndërsa xhaminë e vjetër (tashmë të rrënuar) në Dere-mëhallë e ka ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit. Xhamia në Arbëri (ish Çenar çeshme) është ngritur nga populli gjatë viteve 1990 dhe është përfunduar në vitin 2002. Aktualisht është ndarë edhe një lokacion për ngritjen e një xhamie të re në Gjilan. Kisha në Gjilan, thuhet se është djegë dy herë në vitin 1830 dhe 1852 e këtë të tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj të vitit 1861.

Arsimi

Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur mejtepi. Më vonë këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla, pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin program fetar.

Përpjekjet për të, u shkolluar në gjuhën shqipe kan qenë të hershme edhe në Anamoravë. Gjatë kohës së Revulucionit Xhonturq të viti 1908 në trojet shqiptare edhe në Kazanë e Gjilanit hapeshin shkollat shqipe. Qarqet patriotike shqiptare të Kazasë së Gjilanit u nxitu të shfrytëzohen liritë e cunguara në këtë plan dhe filluan të përhapen format e format e arsimit shqip, si në planin individual ashtu edhe atë kolektiv. U formua klubi shqiptar si organizatë e gjerë demokratike, në të cilin ishte përqendruar veprimtaria politike dhe kulturore e patriotëve të kësaj ane. Në këtë klub kishte përfaqësues nga të gjitha shtresat shoqërore. Klubi zhvillonte aktivitet të dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në ngritjen e Lëvizjes në nivel më të lartë. Me iniciativën e klubit dhe të disa patriotëve , të prirë nga Hasan Prishtina e Nexhib Draga etj., u hapën shkollat e para private shqipe në Gjilan e rrethinë. Një shkollë e tillë private ishte hapur në Pozharan.

Në Kazanë e madhe të Gjilanit , që nga gjysma e shekullit XIX, punonte një shkollë shqipe pran kishës katolike në fshatin Stublla e Epërme. Shkolla është legalizuar në vitin 1905 dhe është financuar nga qeveria austro-hungareze. Mësues në këtë shkollë që nga viti 1896, ishte prifti i famullisë së Stubllës , dom Mikel Tarabulluzi nga Prizreni. Kjo shkollë katërvjeçare për djem dhe vajza , me ndërprerje të kohëpaskohshme, ka punuar gjer më 1921. Përshkak të aktivitetit në rrafshin e ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi i sajë Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur , torturuar dhe ekzekutuar mizorisht.[3]

Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), degën e fakultetit të edukimit “Skënderbeu”, si dhe fakultetet private degën e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani”.

Kultura dhe Sporti

Jeta dramatike në Gjilan ka filluar me vizitat që këtu i ka bërë teatri shëtitës i Perica Aleksiqit (Petre Përliçko), para vitit 1940, ndërsa shfaqja e parë shqipe ka qenë “Vllazni interes” të Kristo Floqit, e shfaqur të dielën, më 26 mars të vitit 1943, nga arsimtarët shqiptarë të shkollës së përzier “Bogdani” në Gjilan.

Klubi i parë sportiv i përzier, përmendët të ketë qenë klubi i futbollit “Bashkimi”, ndërsa shoqëria e parë kulturo artistike, e ka pas emrin “Drita”.

Gjilani ka disa Shoqëri Kulturo Artistike,si shoqeria e valleve burimore "Bajram Curri" dhe shoqeria e muzikes autoktone "Gurra". Ka teatrin, i cili që nga 20.01.2004 e këndej ka statusin e Teatrit Profesionist, Bibliotekën rajonale “Fan S. Noli, Arkivin Rajonal historik, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore etj. Gjilani prej vitit 1992 e këndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katër shtylla kryesore: muzikë, art figurativ, letërsi dhe art dramatik.

Gjilani ka 2 klube futbollistike."Drita" e cila është formuar në vitin 1947 dhe FC Gjilani i krijuar në vitin 1995 në kushtet e okupimit serb.Ajo që vlen të permendet për këto dy klube është rivaliteti i krijuar ne mes tyre.Ky derbi kondiserohet si derbi me i madh ne Kosove dhe rajon. Ky derbi mbledh rreth 20 mije shikues nje shifer jo e vogel per futbollin kosovar.Gjithashtu qyteti i Gjilanit ka nje klub basketbolli që është RC COLA DRITA, për meshkuj dhe femra,klubi volejbollistik Drita, për meshkuj dhe femra, si klubi i hendbollit Drita për femra.

Klubi Futbollistik Gjilani Klubi Futbollistik Drita Klubi Basketbollistik Drita (M) Klubi Basketbollistik Drita (F) Klubi Henbollit Drita (M) Klubi Henbollit Drita (F) Klubi Volejbollit Drita (M) Klubi Volejbollit Drita (F)

Ekonomia

Pas sundimit të gjatë osman deri në vitin 1912, Kosova në vitin 1918 ra nën sundimin e Jugosllavisë së Parë. Pas shkatrrimit të ekonomisë së qyteteve, shpërnguljeve për në Turqi, vrasjeve e plaqkitjeve, ekonomia e Kosovës bie në nivel edhe më tëulët. Ndarja e Kosovës në tri banovina ndikoi në shkatrrimin e lidhjeve ekonomike , të manifakturës, zejtarisë dhe tregëtisë kosovare. Gjilani dhe anamorava i takuauan banovinës së Vardarit me qendër ne Shkup. Kosova me 85% të popullësisë bujqësore ishte rajoni më i pazhvilluar në Gadishullin Ballkanik.

Shikuar në aspektin hisorik, ekonomia e GFjilanit ishte e bazuar kryesisht në punimin e tokës. Toka kryesisht është punuar në mënyrë ekstenzive , me mjete e vegla të thjeshta primitive. Kështu rendimentet në bujqësi vazhdimisht ishin të ulëta. Produktet bujqësore kryesisht janë përdorur për plotësimin e nevojave familjare.Ekonomia e Gjilanit një periudhë të gjatë është identifikuar me sektorin e bujqësisë , përkatësisht degët esaja si shpeztaria, pemëtaria, perimtaria, blegtoria si dhe zejtaria.

Industria

Industria pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë disa lëvizje rreth zhvillimit të ekonomisë, që konsiderohen si fillet e zhvillimit të industrisë së komunës. Kështu, filluan të bëhen disa iniciativa dhe lëvizje më të avancuara në zhvillimin ekonomik të komunës. Kjo është arritur, sidomos me ngritjen e Kombinatit të Duhanit. Pajisjet, të cilat janë instaluar në këtë kombinat, kanë mundësuar prodhimin e produkteve të ndryshme të duhanit.

Kombinati i duhanit është marrë kryesisht me prodhimin e duhanit të fermentuar dhe me përpunimin e tij. Fabrika e duhanit e siguronte vetë lëndën e parë. Në këtë drejtim, kombinati si kapacitet industrial mundësoi stimulimin dhe angazhimin e bujqve të shumtë në kultivimin e duhanit. Kështu, ndihmohej në punësimin e anëtarëve të familjeve të kësaj treve.


Kushtet e volitshme klimatike, boniteti i tokës, përkushtimi dhe masivizimi i fermerëve, ndikoi në zhvillimin e kësaj dege industriale. Gjatë viteve ‗80 në Kombinatin e duhanit janë prodhuar rreth 1.156 tonelata duhan të fermentuar si dhe rreth 1.400 tonelata cigare asortimentesh të ndryshme të kualitetit të lartë.

Krahas zhvillimit të industrisë së duhanit në Gjilan u ngrit edhe industria e tekstilit, me të cilën Gjilani ishte i njohur dhe i afirmuar në tregun e brendshëm e të jashtëm. Mund të thuhet se nëpërmjet kësaj dege industriale në atë kohë Gjilani identifikohej si qytet industrial.

Gjatë viteve 1970, prodhimi industrial ishte i koncentruar në industrinë e duhanit, të tekstilit, të miellit, në agroindustri, në konstruksionet e çelikut, në industrinë e materialit ndërtimor, dhe në radiatorë.

Pas vitit 1980 është investuar edhe në një sërë degësh e veprimtari tjera ekonomike në të cilën janë ngritur dhe zhvilluar edhe objekte e kapacitete të tjera industriale. Ndërtimtaria. Gjilani ka një traditë të hershme në ndërtimtari. Kështu, në këtë veprimtari në vitet e ‘80 kishte të punësuar mbi 2.000 veta. Hovin e rritës kjo veprimtari ekonomike, jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por edhe në tërë Kosovën e më gjërë e arriti në sektorin e ndërtimit të banesave, duke e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Zejtaria

Shikuar përgjithësisht veprimtaria zejtare shfaqet të jetë e lashtë si veprimtari njerëzore ekonomike. Kjo zakonisht zhvillohej e ushtrohej kryesisht në qendra urbane. Për Anamoravën zejtaria për hapësirën e saj fqinjësore, zejtaria ka qenë e zhvilluar kryesisht në qytete, si në Gjilan, Preshevë e Bujanoc. Gjilani qendër kryesore e hapësirës së Anamoravës e më gjërë, dikur përfaqësonte një qytet të vogël me të gjitha karakteristikat e një kasabaje orientale. Dyqanet me qepena, rrugë të ngushta dhe një lloj çarshie të mbuluar rrethepërqark Xhamisë së Madhe, mu në qendër të qytetit. Aty gjëndeshin rëndom punishtet zejtare. Në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX kanë ekzistuar shumë lloje zejesh, si saraçë, këpucëtarë, berberë, dogramaxhi (zdrukthëtarë), vorbëtarë, teneqexhi, kallajxhi, kujunxhi e të tjerë.

Zejtaria si degë e mëvetësishme ekonomike si dje ashtu edhe sot, zë një vend të rëndësishëm në jetën e popullatës së kësaj hapësire. Natyrisht sot në Gjilan si qendër urbane kryesore e kësaj ane, zejtaria më nuk e ka atë rol, që e kishte në shekujt e kaluar, por megjithatë e transformuar në veprimtari të ngjashme e të natyrës tjetër, edhe sot tregohet të jetë me rol dhe e rëndësishme në jetën e banorëve, të hapësirës përkatëse. Po të analizohet veprimtaria zejtare përgjithësisht, ose llojet e zejeve që dikur ishin të zhvilluara në këto anë, në disa raste na shfaqet lidhmëri manifestuese e diversitetit ofertues dhe e begatisë ekonomike të mjedisit-hapësirës ekologjike dhe ekonomike, që nxitë dhe furnizon mjedisin shoqëror dhe ekonomik të këtyre anëve. Fjala vjen, do të shohim se dikur ishte shumë e zhvilluar veprimtaria e kultivimit të duhanit, ose e konoptarisë, respektivisht e kultivimit dhe e përpunimit të kulturës bujqësore të duhanit dhe të kanapit. Këtu domosdo duhet të bëjmë me dije, të shprehemi simbolikisht, për ofertën që e mundëson toka bujqësore e këtyre viseve, begatia me ujëra dhe plleshmëria e saj për kultivimin e duhanit, ose të kanapit. Pra, në këtë rast për ta kuptuar drejtë zhvillimin e një veprimtarie, ose të një zeje të caktuar, në rend të parë duhet spikatur lidhmërinë: aftësitë e resurseve njerëzore përballë shfrytëzimit të resurseve-begative ekonomike në një mjedis të caktuar shoqëror dhe ekonomik, gjithnjë në lidhmëri të drejtë me kohën dhe hapësirën.

Komunikacioni

Komunikacioni Gjilani nëpërmjet rrugëve magjistrale ndërlidhet me qendrat tjera. Rrjeti i mirë rrugor i siguron Gjilanit lidhje të mira si me fshatrat rreth tij ashtu edhe me qendrat tjera të Kosovës dhe regjionit. Me ndërtimin e rrugëve unazore është bërë zvogëlimi i qarkullimit në brendi të qytetit. Me ―Projektin e Mobilitetit‖ është parapa organizimi i trafikut urban të Gjilanit.

Personalitete

Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Gjilanit. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Gjilanin ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.

Kodi Postar i Kosovës - 60000 Gjilan
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Gjilan Gjilan Gjilan 60000
Gjilan Gjilan Gjilan 1 60010
Gjilan Gjilan Gjilan 2 60030
Gjilan Gjilan Bresalc 60510
Gjilan Gjilan Zhegër 60520
Gjilan Viti Viti 61000
Gjilan Viti Kllokot 61050
Gjilan Viti Pozhoran 61060
Gjilan Kamenicë Kamenicë 62000
Gjilan Kamenicë Hogosht 62050
Gjilan Kamenicë Strezoc 62060
Gjilan Kamenicë Muçivërc 62070
Ref: PTK

Galeria

LAPIDARI I DESHMOREVE

Shiko dhe këtë

Burimi i të dhënave

  1. ^ Milisav Saviq, Zanati i industria u novopripojenim oblastima, Beograd, 1914.
  2. ^ Dr. Riza Çavolli:Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997.
  3. ^ Isak Ahmeti, Dom Mileli-pishtar i arsimit në Kosovë, “Shkëndija”. Prishtinë, shtator, 1990.