Era
Era është lëvizja natyrore e ajrit apo gazrave të ndryshme si pasojë e trysnive të ndryshme në sipërfaqen e një planeti. Era, pra mund të jetë, përbërësisht e parë një rrymë ajri, që duke u nisur nga zona të trysnisë së lartë, mundohet të rimbushë zbrazëtirat e lëna nga çtrysnia. Kjo rrymë nuk rrjedh në mënyrë të drejtë nga njëra pikë në tjetrën, por pëson një shmangie të shkaktuar nga Fuqia e Koriolit, që mundohet të rrotullohet kah e djathta e gjysem hemisferës verior tokësor dhe kah e djathta në gjysmëlëmshin jugor tokësor, dhe në lartësinë (më pak se 600m) nga veprimi fërkues me sipërfaqen e tokës.
Era është një përzierje e një rryme ajri të ngrohtë dhe një rrymë ajri të ftohtë. Ka edhe erëra të vazhdueshme si Aliseo, të rregullta e të ndryshueshme që lidhen në veçanti me kushtet rrethanore të vendit.
Era ka dy tipare: drejtimi dhe shpejtësia. Drejtimin e erës e përcaktojmë me anë të anëve të horizontit, ndërsa shpejtësinë e erës e masim me metër për sekondë (m/s).
Shpejtësia e erës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Retë më të shpejta janë në lartësitë prej 10,000 - 18,000 metra mbi nivelin e detit dhe shpejtësinë e lëvizjes së tyre mund ta arrijnë në 400 km/h.
Arsyeja që në atë lartësi mund të arrihet një shpejtësi e lartë është se retë përbëhen nga kristalet e akullta dhe pikat e ujit që bien ngadalë nëpërmjet ajrit. Për shkak të fërkimit me sipërfaqen e Tokës, sa më e madhe të jetë lartësia era rrit shpejtësinë e saj. Në një lartësi prej 100 metra, shpejtësia e erës rritet dy herë më shumë në krahasim me shpejtësinë që era e ka në lartësi prej 2 metra. Kjo, gjithashtu do të thotë se retë lëvizin më shpejtë nëse janë më larg nga sipërfaqja e tokës.
Retë më të shpejta i gjejmë në pjesët e larta të troposferës. Arsyeja për këtë janë rrymat e ashtuquajtura 'jet stream', që lindin si pasojë e temperaturave të ndryshme në mes të shtresave të ajrit. Këto rryma shpesh arrijnë shpejtësinë prej 200 km/h, por gjithashtu mund lëvizin në një shpejtësi prej 400 km/h. Lartësia prej 10,000 - 18,000 metra, është vendi ku gjenden këto rryma të ajrit, këtu gjithashtu mund t'i gjejmë edhe të ashtuquajturat retë cirus.
Llojet e erërave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Musonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Musonet paraqiten si rryma ajrore te nje shkalle te madhe, me vecorite e nje hallke te pavarur nga rrymat e qarkullimit te pergjithshem te atmosferes, te cilat percaktojne klimen e rajoneve te ndryshme te gjera te rruzullit tokesor ose paraqesin ne to ndikim thelbesor. Muson vjen nga fjala arabe mausim,qe do te thotekohe,stine e vitit. Musonet karakterizohen nga nga ndryshime te medha te drejtimit(te kundert) te eres gjate kalimit nga stina e dimrit ne ate te veres. Ndikimi imusoneve shfaqet dallueshem ne te gjitha rajonet kontinentale te medha qe gjenden jashte gjeresive ekuatoriale,me perjashtim te Antarktides. Mbi zonat periferike te kontinenteve, ne troposferen e poshtme, gjate veres zhvillohet qarkullimi ciklonar musonik,kurse gjate dimrit zhvillohet qarkullimi anticiklonar. Ndryshimi stinor i qarkullimit shkaktohet nga ngrohja dhe ftohja e atmosferes mbi kontinente dhe nga oqeanet qe e rrethojne ate.