Frymëmarrja
Fryma (lat. spiritus, greq. pnevma) është sasia e ajrit që thithet me anë të veprimtarisë së frymëmarrjes dhe që gjendet në mushkëritë dhe në trupin e njeriut.
Gjate frymemarrjes vihen ne veprim muskuj te vecante midis brinjeve, si dhe diafragma.Diafragma eshte nje flete muskulore si kube ne fundin e zgavres se kraharorit.Ajo ndan organet e kraharorit nga ato te sistemit tretes.Kur frymemerr , muskujt i ngrene brinjet larte dhe nga jashte.Muskuli i diafragmes tkurret dhe rrafshohet.Keshtu, hapsira brenda kafazit te kraharorit behet me e madhe dhe ajri leviz brenda per ne mushkeri.
Emërtimet "frymë" dhe "frymëmarrje" përdoren gabimisht shpesh në gjuhën e përditshme si fjalë me të njëjtin kuptim. Në rrethet shkencore frymëmarrja është pjesa e pastër fizike e frymës, ku bëhet dallimi në një pikëpamje fizio - anatomike (Frymëmarrja e jashtme) dhe biokimike (Frymëmarrja e brendshme). Në kuptimin fetar fryma është e njëjtë me shpirtin.
Të gjitha kulturat e larta, p.sh. grekët e lashtë, e dinin rëndësinë dhe kuptimin e frymës, të cilën ata e quanin pnevma, si nënkuptim për frymën ashtu edhe për shpirtin.