Trupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trupi është tërësi e organizuar njësive të caktuara varësisht së për çfarë trupi bëhet fjalë. Trupi është pjesa kryesore e këtij organizmi. Trupi përbehet nga koka, trungu, gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Koka përbehet nga qafa, fytyra, kafka. Kafka është një "kuti" kockore brenda së cilës ndodhet truri. Në fytyrë ndodhen sytë, hunda, veshët, mjekra, balli, tëmthat, vetullat dhe goja. Lëkura e fytyrës është e lakueshme dhe e lëmuar. Koka është e lidhur me trungun me anë të qafës. Trungu përfshin dy zgavra të mëdha : kafazin e kraharorit dhe barkun, të cilat nga brenda me një muskul të madh petashuq që quhet diafragma. Në pjesën e përparme të kafazit të kraharorit ndodhet gjoksi dhe gjinjtë, kurse në pjesën e pasme, shpatullat, supet dhe shtylla kurrizore. Në pjesën e pasme të barkut ndodhet mesi dhe të ndenjurat. Në pjesën fundore të barkut ndodhen organet gjinore mashkullore dhe femërore. Gjymtyrët ndahen në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Gjymtyrët e sipërme fillojnë te shpatullat dhe mbarojnë me duart. Një gjymtyrë e tillë është e përbërë nga krahu, që fillon me shpatullën dhe mbaron me bërrylin, si dhe parakrahu që fillon mebërrylin dhe përfundon te kyçi i dorës. E njëjta gjë është edhe për gjymtyrët e mëposhtme, qer përbëhen nga kofsha, e cila fillon te kockat e legenit dhe përfundon te gjuri, si dhe nga kërciri, që fillon te gjuri dhe përfundon në kyçin e këmbës. Pjesa e prapme e kërcirit formon pulpën. Gjymtyra e sipërme përfundon me duart, kurse gjymtyra e poshtme me këmbët.

Llojet e trupave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]