Kafazi i krahërorit të njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kafazi i kraharorit

kafazin e kraharorit janë të radhitura 12 palë brinjë të lidhura me kriskullin (pazmorin - dërrasën e kaharorit). Ashti i kraharorit ka formën e shpatës, nëpër trupin e tij ai lidhet me brinjët. Pjesa e sipërme e tij mbajtësja e ashit të kraharorit dhe quhet manubrium (timoni),ai lidhet me çiftin e parë të brinjëve. Fundi i ashtit të kraharorit ka formën e majës; tek njerzit me moshë të re është i përbër prej kërci (indi kërcor) kurse duke u rritur kthehet në asht (ind kockor). Të gjitha (24) brinjët lidhen me unazat e boshtit kurrizor (shtyllës kurrizore) nga prapa kurse nga para me shtyllën e kraharorit sternum me përjashtim të çiftit të 11 dhe 12.

Brinjët[redakto | redakto tekstin burimor]

Brinjët ndahen në disa grupe sipas lidhjes së tyre me sternum:

Brinjët e vërteta janë brinjët të cilat lidhen drejtpërdrejt me ashtin e kraharorit përmes kërcës ku bëjnë pjesë 7 çiftet e para.
Brinjët e pavërteta janë 5 çifte ,prej tyre çiftet e 8,9 dhe 10 janë të lidhura me brinjën e 7 me kërcë, kurse çiftet 11 dhe 12 janë të lidhura vetëm nga pjesa e prapme dhe as me ashtin e kraharorit as në ndonjë brinjë nuk lidhen por janë të lira-notuese.

Hapësira ndërmjet brinjëve është e përbërë nga muskujt, enëve të gjakut, fijeve nervore.

Kafazi i krahërorit i mbron organet vitale të trupit si zemrën dhe mushkëritë, ai gjithashtu zgjerohet dhe mblidhet/tkurret për të lejuar ajrin që të hyjë dhe dalë jashtë mushkërive.


Brinja.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]