Anatomia e njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerëzor

Anatomia[1] e njeriut është studimi shkencor i morfologjisëtrupit të njeriut të rritur[2]. Anatomia ndahet në anatomi bruto dhe anatomi mikroskopike[2]. Anatomi bruto (ose anatomi topografike, Anatomi rajonale, ose antropotomi) është studimi i strukturave anatomike që mund të shihen me sy të lirë(pa ndihmën e thjerrzave ose mikroskopit)[2].

Anatomia mikroskopike është studimi i strukturave anatomike me ndihmën e mikroskopit, e cila përfshin historia (studimi i organizimit të indeve)[2], dhe studimin e qelizave.. Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rol të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese.

Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia. Anatomia e njeriut së bashku me fiziologjinë dhe biokiminë është themeli i shkencës mjekësore

Ndarjet e anatomisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Anatomia e studion trupin e njeriut ne menyre pershkruese, te te gjithe pjeseve te organizmit duke i ndare ato ne disa sisteme te cilat jane :

  • Sistemi kockor ( osteologia )
  • Sistemi muskulor ( myologia )
  • Sistemi i organeve ( splanknologia )
  • Sistemi i qarkullimit te gjakut ( cardio-vaskular )
  • Sistemi nervor ( neurologia )
  • Sistemi i shqisave.

Ndërtimi i Trupit të Njeriut[redakto | redakto tekstin burimor]

Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave. ·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

Uji:[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji eshte elementi me i rendesishem qe ndodhet ne toke e qe luan nje nje rol kryesor ne transportimin e elementeve bazene qelizat e bimeve . Perbene 60 % te peshes trupore . Uji cilesohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave . Uji eshte perberesi kryesor I urines dhe plazmes se gjakut .

Elementët kimikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

Kaliumi ( K )[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte elementi me i bollshem ne qelize . Trupi permban rreth 250 miligram kalium . Ajo luan nje rol te rendesishem ne reagimet energjike , sinteza e proteineve si dhe ne ruajtjen e ekuilibrit te acideve ne trup. Megjithese eshte e nevojshme ekzistenca e kaliumit ne regjimin ushqimor , por kemi informacion te paket lidhur me nevojen e sasise minimale te saj dhe studimet shkencore tregojne se ushqimet bimore jane te pasura me kete element .

Natriumi ( Na)[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte elementi me i bollshem ne likuidin e jashtem te qelizave . Si nje elektrolit ne likuidet jashte qelizes , ndihmon ne ruajtjen e presionit osmezik jashte membranes se qelizes dhe ka nje ndikim te njejte si kaliumi Brenda qelizes per ruajtjen natyrale te balances se ujit . Nevoja ditore per te eshte llogaritur nga 3 ne 7 gram.

Hekuri (Fe )[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte metali (element) me i bollshem i trupit dhe perbene rreth 0.004 % te peshes trupore . Ne menyre te natyrshme sasia e saj nga 3 ne 5 gr. Eshte e ndryshme dhe varet nga mosha , gjinia , madhesia , shendeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup . Ne te vertet hekuri eshte nje lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshem per frymemarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkeri . Cdo dite trupi yne me ane te ushqimit perfiton 10 deri 30 mlgr. hekur .

Azoti (N )[redakto | redakto tekstin burimor]

Organizmi yne permban sasi te medha azoti dhe luan nje rol kryesor ne strukturen e proteineve .

Fosfori ( P )[redakto | redakto tekstin burimor]

Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut , kryesishte ne procesin e marrjes apo te clirimit te energjive te organizmit .

Kalciumi ( Ca )[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte nje element mineral qe perben 1.5 deri ne 2 % te peshes se trupit tek personat e rritur . Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet ne kocka dhe tek dhembet.

Magneziumi ( Mg )[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne momentet e lindjes , ne trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr., ndersa ne moshe te rritur , ne trup ka nje sasin 21 – 28 gr., 50 % deri ne 60 % ndodhet ne kocka dhe rroli kryesor i saj eshte ne qelizat nervore per te lehtesuar funksionimin e tyre .

Sulfuri (S )[redakto | redakto tekstin burimor]

Perben 0.25 % te peshes trupore te njeriut dhe ndodhet ne cdo qelize te trupit te njeriut . Me teper ndodhet ne floke , lekure dhe thonj . Ajo vepron si nje element antihelmues , duke u perzier me perberberesit helmuse dhe i shendrron ata net e pademshem apo i eliminon plotesishte .

Jodi ( I )[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne organizem ndodhet rreth 15 – 23 mlgr ., ose perben 0.00004 % te peshes trupore te njeriut . Ndodhet ne te gjitha qelizat e trupit , por 70 – 80 % e sasise se jodit ndodhet ne gjendrat e tiroideve . Kjo lende eshte pjeserishte ne formen e hormone trioksines qe sintetizohet nga gjendra e tiroideve dhe luan nje rol te rendesishem ne forcimin dhe metabolizmin e trupit .

Magnezi (Mn )[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte shume i nevojshem per skeleton dhe gjymtyret ledhes . Aui gjendet ne sasine e me teper se 10 mlgr., ne trupin e njeriut dhe kryesishte ne kocka , melci dhe veshka .

Bakri ( CU )[redakto | redakto tekstin burimor]

Njihet si pjesa me e rendesishme e shume enzimeve . Luan nje rol mjaft te rendesishem ne pengimin e paksimit te sasise se gjakut ne trup . Femijet kane nevoje jetike pere kete perberes i cili ndodhet ne sasi te konsiderueshme tek produkti i qumeshtit .

Nkeli ( Ni )[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjendet ne kokrat e grurit , orizit fasules , thjerzes etj … dhe luan nje rol kryesor ne rritjen natyrale dhe shumimin si dhe strukturen e veprimtarise se qelizave .

Rritja:[redakto | redakto tekstin burimor]

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. ·Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.

Shpretka E vendosur ne anen e majte te abdomenit Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe Ka dy faqe: Faqen viscerale Faqen parietale Hyrja ne shpretke - ilium Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet

Pankreasi Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum. Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore: kokes qafes trupit dhe bishtit

Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum. Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.

Veshkat[redakto | redakto tekstin burimor]

Jane organe cifte Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit,ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit.

Zemra[redakto | redakto tekstin burimor]

Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus)

Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me

Ndërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Zemra përbëhet prej dy pjesëve: Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive(qarkullimi i vogël). Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh). Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës. Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Funksioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Zemra në numra

Gjatësia e zemrës 15 cm Pesha e zemrës 300 g Volumi (i gjakut) 70 cm3 Volumi / min në qetësi 4900 cm3 Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër [[Skeda:]] Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J Puna gjatë ditës ~ 100.000 J Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000 Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000 Vlerat janë të dhëna mesatare.

Mushkëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut[redakto | redakto tekstin burimor]

Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemres i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula , kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjen e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Mëlçia[redakto | redakto tekstin burimor]

Melcia eshte gjendra me e madhe e trupit te njeriut me peshe afersisht 1500 gram, me ngjyre te kuqe te erret ne kafe me konsistence te bute. Ajo vendoset ne pjesen e siperme te kavitetit abdominal, pjesa me e madhe e saj ze vend nen hakrun brinjor te djathte, ne hypocondrium dexter. Tek melcia dallojme dy faqe, facies diafragmatica e drejtuar siper dhe perpara qe i korrespondon konkavitetit te diafragmes, dhe facies visceralis qe shikon nga pjesa e pasme dhe qe ka raport me organet. Facies diafragmatica eshte e lemuar, konvekse dhe aty dallojme ligamentum folciforme hepatis qe fikson melcine te diafragma dhe e ndan kete faqe ne lobus dexter dhe sinister. Nga mbrapa ligamentum folciforme vazhdon me ligamnetum coronare dextrum dhe sinistrum qe perfundojne ne ligamentum triangulare. Prapa ligamentum coronare gjendet buza e pasme e melcise, e ngjitur me diafragmen ( pars nuda ). Facies visceralis sheh prapa dhe poshte dhe eshte ne raport me organet. Aty dallojme tre brazda, 2 nga te cilat kane drejtim fissura sagitalis sinistra dhe dextra. Fissura sagitalis sinistra formohet ne pjesen e perparme nga sulcus ligamentum teres hepatis kurse ne pjesen e pasme nga ligamentum venosum. Fissura sagitalis dextra ne pjesen e perparme formohet nga fossa vesica felleae kurse ne pjesen e pasme nga sulcus venae cavae inferoris. Gjendet edhe nje brazde tjeter me drejtim transversal, Porta hepatis. Melcia ka 2 buze, margos posterior dhe margos anterior.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Anatomia studion trupin e njeriut ne menyre pershkruese, te te gjithe pjeseve te organizmit duke i ndare ato ne sisteme : 1. Sistemi kockor ( Osteologia ) 2. Sistemi muskulor ( Myologia ) 3. Sistemi i organeve ( Splanknologia ) 4. Sistemi i qarkullimit te gjakut ( Cardio - vaskular ) 5. Sistemi nervor ( Neurologia ) 6. Sistemi i shqisave.
  2. ^ a b c d Introduction page, "Anatomy of the Human Body". Henry Gray. 20th edition. 1918. Vizituar në 27 mars 2007.