Jump to content

Ibrahim Kadriu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox personbox Ibrahim Kadriu lindi më 8 janar 1945ZhegerGjilanit. Shkollën fillore e ekreu ne vendlindje në vitin 1959 kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan me 1964. Studimet universitare i kreu në Prishtine, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare mbi 40 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë. Në "Rilindje" i ka vazhduar puna gjer në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen "Zëri" ku edhe sot punon. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta aktivisht merret me letërsi. Sot ai jeton dhe vepron ne Prishtinë.Gazetar dhe redaktor në gazetën Rilindja dhe tash redakton robrikën e kulturës në të përditshmën Zëri, Prishtinë. Shkrimtarë shqiptarë, anëtar i Pen Qendra e Kosovës (klubit) Prishtinë. Botime të tjera: Dhurata letrare, libër leximi për kl. VII(1987), shumë herë i ribotuar, "555 arsye për të qeshur", libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1995), "444 arsye për të qeshur", libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1997) .


Autor i përkthyer në gjuhë tjera: Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.

  • | "Koprena vremena" , serbokroatisht,
  • | "Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
  • | "Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohë për kremte),vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht, 2005.
  • | "Dreni dhe Drenusha", novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;

Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:

  • |Çmimin "Shtjefën Gjeçovi," për poezi,
  • |Çmimin e nëntorit (të Prishtinës) për skenarin e serisë televizive ("I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",
  • |Çmimin e vendlindjes,
  • |Çmimin "Agim Ramadani",
  • |Çmimin vjetor “Ymer Elshani”,
  • |Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
  • |Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.


  • | "Netët e Karadakut", poezi (1969);
  • | "Qyteti i luleve", tregime (1970),
  • | "Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),
  • | "Diçka po ndodh", poezi (1972)
  • | "E lumi rridhte", novelë dhe tregime (1973),
  • | "Armendi", poemë (1974),
  • | "Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashëri",(1985),
  • | Hapësirë bot. Rilindja, Prishtinë, 1977
  • | "Shpëtimtarët", novelë dhe tregime (1978),
  • | "Kohë e të korrave", roman (1979),
  • | "Troku" , poezi, (1980),
  • | "Kroi i ilaçit", Tregime (1980),
  • | Ethet e një dimri bot. Rilindja, Prishtinë, 1983
  • | Poezi (Veli i kohës) - (1984),
  • | "Zogjtë fluturojnë vetë", roman (1986),
  • | "Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),
  • | "Epoka në figura", roman (1987),
  • | "Nëna", novela, (1988),
  • | Tregime, përzgjedhje lektyre (1988),
  • | Pastaj harrohet bot. Rilindja, Prishtinë 1989
  • | "Më shumë se lojë", roman (1990),
  • | "Qerrja e dritës", roman (1990),
  • | "Loja e fundit", roman (1993),
  • | "Përrallorja", novelë dhe tregime (1996),
  • | "Vite me plagë", roman (1998),
  • | "Spirale muzgu", roman (2002),
  • | "Shqiptarja e gjithë botës", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003,
  • | "Qerrja e dritës"; "Shtëpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;
  • | Qeni me tenxhere", poemë, 2005,
  • | “Çuni i kohës së Lekës”, roman, (2006),
  • | “Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim poetik (2007),
  • | “Kalorësi i Karadakut”, roman, (2007),
  • | “Në Vajhall” (dy vëllime), roman (2008),
  • | “Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]