Zëri i ditës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gazeta - Shenja dalluese
Ballina e gazetës Zëri i ditës nga muaji qershor 2006

Zëri është gazetë e përditshme dhe e pavarur nga Kosova. Botohet në Prishtinë nga Astrit Gashi. E veçantë e kësaj gazete është neutraliteti dhe toni i butë në shkrime.

E përditshmja Zëri filloi të botohet në Kosovë pas luftës dhe ka dy edicione, për Kosovë dhe për perëndim. Në kuadër të gazetës "Zëri", botohet edhe e përditshmja sportive "Topi".

Me ardhjen e pronarëve të rinj, gazeta pësoi ndryshime në politikën redaktuese, si dhe i dha një pamje më të ngjyruar gazetës që t'ju përshtatet edhe më shumë lexuesve. Gjithashtu, është hapur edhe ueb-faqja e gazetës "Zëri", www.zeri.info ku mund të informoheni në çdo kohë për të rejat në vend dhe më gjerë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]