Rilindja (OPGBG)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e Redaksisë së botimeve "Rilindja"

Organizata më e vjetër punuese, gazetare, botuese e grafike në Kosovë ishte "Rilindja" e cila përbëhej prej disa organizatave themelore. Sot ajo pjesërisht punon.

Redaksia e gazetës "Rilindja"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ballina e gazetës Rilindja e shkurtit 1984

Rilindja për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën KrahinoreFrontit Popullor. Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24 - 32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.


Redaksia e revistave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të Rilindjes botoheshin këto revista (reviale e periodike): "Jeta e Re", "Përparimi", "Fjala", "Pionieri", "GEP-i", "Shkëndija", "Kosovarja", "BAT-i", "Thumbi" dhe "Bujku".

Redaksia "Zëri i Rinisë"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaksia e botimeve “Rilindja”[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtypshkronja e Rilindjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ballina të librave të cilat janë shtyp në Shtypshkronën Rilindja gjaë viteve 1980 dhe 1990 për botues të jashtëm

Për nevojat e shtypit të librit, e sidomos të gazetës "Rilindja", themelohet edhe shtypshkronja, e cila vendoset në ndërtesën e ish burgut të Prishtinës. Fillimisht ajo pajiset me makina të tiposhtypit, ndërsa nga viti 1968 edhe me teknikën ofset. Pas vitit 1976 shtypshkronja vendoset në Pallatin e shtypit dhe pajiset me teknologjinë më moderne të kohës. Si rezultat i kësaj ajo hynë në konkurencë të denjë në shtypjen e librit me shtypshkronjat e shteteve fqinjë.

Gjatë viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, ajo është njëra ndër shtypshkronjat më të mëdha në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Në te shtypen libra të botuesve të njohur nga Polonia, Gjermania Lindore, Hungaria, Sllovenia, Bosnja, Angola (Afrikë), etj.

1991 pushteti i atëhershëm i largoi nga puna punëtorët e saj, e sidomos kuadrin profesional.

Pallati i Shtypit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje nga Pallati i Shtypit "Rilindja"

Ideja për ndërtimin e Pallatit të Shtypit filloi në vitet e gjashtëdhjeta. Puna më serioze filloi më 1970, kur u caktua trolli dhe u caktua grupi i ekspertëve për punimin e projektit. Guri themltar i objektit të Pallatit të Shtypit në lokalitetin e tanishëm u vu më 1972. Për mungesë të mjeteve puna u ndërpre deri më 1973. Punët në ndërtim marrin hov në pranverën e vitit 1974 deriasa u përfundua tërsisht më 1978. Në te u vendosën: Shtypshkronja, Redaksiia e gazetës "Rilindja", Redaksia e revistave, Redaksia e botimeve "Rilindja", Redaksia "Zëri i Rinisë" dhe shërbimet tjera të "Rilindjes". Objekti ka 18 kate, me sipërfaqe 50.000 m² (me mbi 87 metra (m) lartësi.

Pallati në periudhën 1990 - 1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pallati në periudhën 1999 - 2008[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]