Llashtica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Llashticë
Llashtisht
Fshat
Vendndodhja
Llashticë is located in Kosova
Llashticë
Llashticë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Gjilan
Komuna Gjilan
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 606 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 23′ 6″ Veri

21° 30′ 18″ Lindje

Llashticë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Lashtizë dhe Llashtisht.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toponimi Llashticë < (V)llashticë është i lidhur me termin Vllah, një fjalë e përdorur për arumunët (vlleh).[1]

Vendbanimi është i vendosur rrëzë Maleve të Karadakut përgjatë lumit të Llashticës. Vendbanimi është i tipit të dendur dhe formë të zgjatur. Në fushën e këtij katundi gjenden vorret pagane ilire të vjetra disa qindra vjet para Krishtit. Këto janë tumat ilire të cilat banorët e këtij katundi i quejnë gomure, ato janë gërrmue e hulumtue nga arkeologët tanë.

  • Pozita - Katund i Komunes së Gjilanit. Ky katund ndodhet në rranzë të Malsisë së Depcës “i ulun në rrafsh e i mbështetun për kodra”. Nga ana perëndimore e veriore shtrihet fusha e gjanë dhe e gjatë dhe mjaft pjellore që mbërrin gati deri në Moravë, ndërsa nga lindja e jugu janë malet shumë të pasuna me dru, me ujë, me kullosa dhe shumë të përshtatshme për gjueti.

Hidrografia për mjedis të katundit kalon lumi me ujë të pastër e të kthjellët që nuk shterr as dimën as verë. Në Balltak, në veriperëndim të shkollës. Në verilindje të këtij vendbanimi të hershëm del uji nga toka në fund të nje grope të madhe e të gjatë që u krijue nga shembja e tokës, aty kam gjetun copa të enëve që janë përdorë me bajt ujë.

Toponimet mikrotoponimin Vorri i Gërrgës, Gregorit; në Zhegër-Garxhollt, familje, në Cernicë-Gërrxhollt poashtu familje, Gregor-ogllu. S. H. Hasani e gjeti nji vegsh në arën e tij afer 150m në jugperëndim të vendit të qujtun Ku Dridhet Lloçi, kishte në fund drithna, ushqime të asaj kohe. Në arën time në Fang (mikrotoponim) e gjeta nji kupë vene të bronctë të cilën e dorëzova aty ku duhet bashkë me shumë gjana të tjera, që shihet nga dëshmia që po ia bashkangjes këtij shkrimi. Në këtë vend asht nji votër zjarri (së shpejti do ta baj harkën arkeologjike të vendgjetjeve të Llashticës). Vjet (më 2017) kur vojta në katundin tim i gjeta dy gjana shumë të randësishme. E heca vijën ku kishin pas gropue punëtorët për ujnat e xherizave të katundit dhe për kënaqësine time gjeta përmbi tokë nji gur mullini të dorës i thyem përgjysmë, 40cm i gjanë dhe 6-7cm i trashë me birë (vrimë) në mes. Këtë e gjeta rreth 200-300m në veriperëndim të shkollës. E dytë ishte po në atë vijë ku gropuesi kishte nxjerr në sipërfaqe shumë pjesë të enëve të ndryeshme të vorbëtarisë, nji prej tyne ishte e përpunueme ku me e ditë se për çfarë qëllimi asht përdorë. I mora disa prej tyre të cilat mund t’i shihni këtu më poshtë. Shihet qartë se këtu ndodhej një vendbanim i hershëm [2]. Në Sukë (mikrotoponim) aty ku ndodhen vorret e shqiptarëve dhe të ardhacakëve kolonistë, në maje të asaj kodrine në anën perëndimore aty ku fillojnë arat, tokë e kuqe, ndodhej nji vendbanim i hershëm, aty janë gjetun pllaka të tokës e të kulmit. Nja 3-4m në lindje të shtëpisë rashë në nje votër zjarri, thëngjill dhe hiri që nuk u ndal prej sipërfaqes e deri në ma shumë se 1m thellësi, nuk e di se si spjegohet kjo dukuni. Nji gja shihet qartë se këtu kishte jetue dikush, se këtu ndodhej nji vendbanim. Në yrtin e Alush B. Musliut, pllugu i traktorit ra në disa truça (grumbuj) gurësh në nja 5-6 vende. Pronari, si punëtor i madh që kishte, gurë në sipërfaqe që nuk ishin të mëdhej e shumica kishin madhësine e breshkës e të pjepnës. Gërrmuesi tha se përpos gurëve nuk kishte gja tjetër. Sigurisht këtu dikur ndodhej ndonji vendbanim. Vendi quhet Dardhankodër dhe asht 500-600m në veri apo veriperëndim të shkollës. Gjetje në trualli-yrtin e I.Q. nje copë hekuri që atij I shërben si kullë për cokatje e që flet se dikur këtu ishte ndonji punëtori, zejtari metalpunuese, 500-600m në juglindje të shkollës.Përmbi katund në pjesën jugore malore poashtu gjenden gjurmë të vendbanimeve. Livadhi i Katundit i cili dhe nga vet emërtimi dhe nga fjalët e pleqve tregon se aty në të kaluemen kishte vendbanim. Në këtë vend në mes të dy luftave botnore kalonistët çelën ara dhe në këtë rast gjetën gjurmë të shumta të nji vendbanimi të hershëm si gropa, votra, vorba, enë të ndryeshme, etj. Në fund të Lugut të Hujve në anën e djathtë të lumit nja 200m ma poshtë vendit ku bashkohen dy lumejt, kam gjetun copa tjegullash gja që shihej qartë se ato i kishte sjell lumi, dmth. vendbanimi ndodhej dikund ma nalt[3].

Janë gjetur këto vegla te fisit Dardan:

  • BYLYZYK BRONZI -LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • FIBULLA ILIRE =LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • ENË QERAMIKE-LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • STOLI ILIRE-LLASHTICË - SHEK. VIII-VII P.K

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshatin Llashticë gjendet shkolla fillore "Esat Berisha" me një kapacitet prej 300 deri 350 nxënës dhe biblioteka e fshatit "Fan S.Noli". Shkolla shqipe në Llashticë ka filluar punën menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 1 dhjetor 1946, si shkollë katër klasëshe e kombinuar. Para kësaj date fëmijët shqiptar (një numër i vogël i tyre) mësonin në mejtepin e fshatit, ku i merrnin elementet e para të mësimit fetar islam. Mësimi laik shqip në këtë fshat startoi në objektet që nuk ishin të destinuara për zhvillimin e mësimit. Kështu dita e parë e mësimit shqip u mbajt në dyqanin e Selmanit që kishte rreth 12 metra katror, pastaj në shtëpinë e Feriz Llashticës dhe në objektin e mejtepit të xhamisë. Mësuesi i parë i shkollës shqipe ishte Sylejman Osmani, i biri i Ramush Cvircës, i cili në fillim punoi me nxënës të moshave të ndryshme.

Pas renovimit të shtëpisë së kulturës më 1949 dhe rregullimit të saj për punë aty rreth viteve 1952-1955 nxënësit vendosen në lokalet e shtëpisë së kulturës, ku një pjesë e saj ekziston edhe sot edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 armiku gjakatar e dogji, mirëpo falë ndihmës së SHBA-ve, gjegjësisht Organizatës qeveritare Amerikane USAID kjo godinë në vitin 2000 u rinovua dhe tani ajo është edhe më e bukur se kurrë më parë. Këtu në objektin e vjetër mësimi zhvillohet deri në vitin 1979 dhe në këtë vit d. m. th. në vitin 1979-1980 bëhet inaugurimi i objektit të tashëm shkollor.

Objekti u ndërtua kryesisht nga vetkontributi i qytetarëve të Llashticës dhe puna vullnetare e tyre.

Në fillim shkolla shqipe e Llashticës ishte katërklasëshe, ndërsa më vonë, apo më saktë më 1 shtator 1967 është hapur edhe klasa e pestë, kështu që në fillim të viteve të 70-ta janë hapur edhe dy klasë tjera, përkatësisht klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë. Me rritjen e numrit të nxënësve rriteshin edhe paralelet, kështu që shtohej edhe nevoja për zgjerimin e lokalit të shkollës. Prandaj në vitin 1976 Emin Shabani, Asllan Ibishi, Musa Qerimi morën iniciativën për të punuar dhe udhëhequr punën në zgjerimin e lokalit shkollor. Kështu sëbashku me qytetarët e tjerë të fshatit ia arritën qëllimit që e kishin. Pra që fëmijët e tyre të kenë hapësirë të mjaftueshme për mësim. Kjo punë e mundimshme u arrit të finalizohet deri në vitin 1980 sepse pushteti i atëhershëm nuk e ndihmonte këtë fshat, mirëpo tani është krejt ndryshe.

Ndërsa shkolla e sotme "Esat Berisha" llogaritet të jetë shkollë e plotë fillore që nga viti 1977-1978, sepse atëherë ishte ajo gjenerata e parë që e kreu tetëvjeçaren në Llashticë, atëbotë shkolla fillore e Llashticës ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore të Zhegrës. Shkolla e jonë ishte nga dy herë paralele e ndarë fizike e Zhegrës dhe Pisjanit, ndërsa për herë të fundit ishte e kësaj të fundit deri në vitin 1991.

Pavarësimi i shkollës sikundër edhe i Kosovës ishte ëndërr e kahmotshne e Llashticasve, e kjo u arrit më 15 maj 1992, ku Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e shpallë shkollën fillore të Llashticës shkolle të Pavarur.

"Sh. F. Esat Berisha"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po në këtë vit mirret vendim që kjo shkollë të pagëzohet me emrin "Esat Berisha" dhe me këtë rast edhe z. Asllan Ibishi mësues i vjetër i kësaj shkolle, përdryshe arsimtar i mësimit klasor zgjdhet ushtrues i detyrës së drejtorit. Më 30 nëntor 1999, për drejtor te shkollës emërohet z. Nehat Shabani professor i gjuhës frenge, i cili pranim dorëzimin e bëri publikisht në prani të arsimtarëve. Menjëherë pas luftës filluan interesimet për rregullimin e ambientit shkollor dhe faza e parë ishte investimi në inventarin e shkollëspra në banka dhe karrika, drrasa të zeza si dhe gjësende të tjera të nevojshme për shkollën. Mirëpo edhe tani drejtoria e shkollës ka bërë projekte për lyerjen në pjesën e jashtme të shkollës si dhe disa ndryshime në ambientin e shkollës,për të cilat presim që në të ardhmen e afërt të realizohen. Nga lufta e fundit e vitit 1999 shkolla e jonë e humbi njërin ndër arsimtarët më të zellshëm të kësaj shkolle arsimtarin Selami Rifat Shabani dhe nxënësin Lulzim Feti Musliu. Arsimtarin selami Shabani e vrau dora më mizore e okupatorit barbarë serb në pranverë më 30 prill 1999, ai ishte ndër mësuesit më të dashur të kësaj shkolle, i cili punoi plot dy dekada për shkollën shqipe. Në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, kështu që shëmbylltyra e Tij, puna e vepra e Tij do të mbetet gjithmonë në kujtesë në zemrat tona, nga brezat e gjeneratat e reja. Ai së bashku me viktimat tjera të fshatit dhe të mbarë Kosovës do të mbeten Martir dhe Dëshmor i Kombit Shqiptar të Kosovës, që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, për një Kosovë demokratike dhe të Pavarur. Sot përkatësisht tani të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit janë të lumtur që mundi i mëhershëm i tyre sot u kurorëzua me renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht të kësaj vatre të diturisë. Prandaj në emër të të gjithë të pranishmëve dhe në emër të shkollës ne e falemnderojmë nga zemra organizatën CDF që bëri një punë kaq të madhe për ne. Këtu nuk duhet harruar edhe organet komunale dhe komunitetin që e ndihmuan këtë projekt për tu realizuar. Kësaj godine të diturisë tani i mungon edhe nxemja qendrore, pasurimi i kabineteve të ndryshme, si dhe paisja e sallës së edukatës fizike me mjete dhe rekuizita sportive, por shpresojmë se pushteti i ynë, qeveria, ministria e arsimit, si dhe donatorët e ndryshëm do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, gjegjësisht projektev.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Llashticë janë gjetur veglat e fisit Ilir qe quhet Dardania. Gur i gdhendun që ishte pjesë e ndonji vegle të punës, guri i gjetur në vendin e quejtun Dardhankodër të ketij katundi rreth 150m në juglindje të shtëpisë sime ose 300-400m në veriperëndim të shkollës. Në vitet 80 të sh. XX jane dorëzue arkeologëve në Prishtinë nje myhyr (vulë) të kryeplakut të katundit (miftar), monedhë bronzi të kohës romake gjetje te Kështjella e Govenit (Kalaja e Pogragjës) kështu duhet të emërtohet ky kompleks historik, arkeologjik e turistik e jo turqisht e sllavisht[4]. Në këtë katund, më randësishme për arkelogjinë e historinë tonë janë ruejtun nga mosnjohja e mosdija e vleftës së tyte. Gjetura monedha të kohës romake, turke etj., kam gjetun disa herë ogroshakë të gurit për bosht, tjerrje, plumba e fyshekë të ndryshëm, etj. Nga kërrshëria që kam për këtë lami kam mbledhun shumë gjana tepër të vlefshme dhe i kam piketue vendet ku arkeologët në të ardhmen duhet ta bajnë punën e tyne. Nji qyp u gjet në vendin e quejtun Gradina (sllavisht) në yrtin e Fehmi F. Rashitit, disa copa të këtij qypi më kanë humbun gjatë 1999, me rastin e damtimit të shtëpise, bashkë me shumë gjana të tjera e ma së shumti më dhimbet nje terrakotë (statujë), vetëm koka e nji burri e gjetun në katundin Zllatar. Një vorbë (e zbrazët) u gjet në fund të Lugut të Shtrembët në qoshe kah Zabeli i Shimës, në rreze, aty shihen disa gropa ku fëmijët kanë nxjerr botë (allçi e kuqe). Të bijtë e Sylë Veli Canës gjetën nji votër të tanë; gurët e oxhakut, copa çeramike, nji gur mullini të dorës, etj. në shpat te Lug Gërrzhit (Lugu i Gërrgës, Gregorit) në verilindje të katundit.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personalitet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Menjëherë pas luftes me Urdheresë të komandatit të Shtabit të Zones së Gjashtë të UÇK-s, z. Ahmet Isufi për Administratorë në fshatin Llashicë emërohet Ilaz Rashiti i cili kishte për detyre koordinimin e aktiviteteve me aktivistë të fshatit në evitimin dhe rindertimin e fshatit.Me këtë rast u formuar një Këshill i fshatit i përbëre nga të gjitha lagjet, nga drejtori i shkolles, kryetarët e shoqatave të ndryshme në krye të cilës ishte administratori ne mynyre që të koordinojnë të gjiha punët rreth përmirsimit të gjendjes si pasojë e luftës. Duke ju falenderuar të gjithë aktivistëve që punuan bashkarisht në të mirë të fshatit të tyre sot kemi një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që kishte para lufte e veqmas pas saj. Tani kemi objektin shumë teë mireë të shkollëes fillore,bibliotekën,Zyrën e ofiqarisë,ambulantën, lokalin për zhvillimin e aktiviteteve teë ndryshme teë rinisë. Kemi arritur te rindërtojme një numer mjaft të shtëpive të djegura nga lufta,tu ndihmojme familjeve me gjendje te vështire ekonomike. Nuk kan munguar edhe investimet ne infrastrukture si ne ndertimin e rrugeve nga komuna jonë dhe tani të gjitha rrugët i kemi të asfaltuara,nuk kan munguar invesimet edhe ne projekte tjera të cilat e lehtësojnë jetën e banorëve tanë si në ambulante,bujqësi dhe shume sektorë tjerë.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Begzad Baliu (Mars 2013), "Toponimia Arumune në Kosovë", Konferenca: Lidhjet Kulturore dhe Historike Shqiptaro-Rumune, Universiteti Fan S. Noli Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Shtëpia Botuese "Promo Print", Korçë, ISBN: 9789928146144, Marrë më 4 Shkurt 2018, fq. 100.
  2. ^ [1]Qamil S.
  3. ^ [2]Qamil S.
  4. ^ [3]Qamil S. DARDHANKODRA

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]